“Selfie Museum Albania”, Eraldo Rexho sjell në Tiranë një destinacion unik për fotot tuaja

Tashmë të gjithë të apasionuarit pas fotografive e kanë një destinacion. Harrojini lokacionet që ndeshni nëpër Tiranë, as mos prisni të vizitoni një ambient të ri ‘cool’ për të shkrepur një foto.

Tashmë, keni hapësirën tuaj, dedikuar ‘selfie’ ideal. Gazetari i mirënjohur, Eraldo Rexho sjell në Tiranë një risi në fushën e biznesit, por edhe një atraksion kaq të veçantë. Flasim për  “Selfie Museum Albania”, që ka çelur dyert javën e shkuar në ambientet e Galerisë ETC. Ashtu si vetë Eraldo u shpreh, idea për të sjellë në Tiranë këtë biznes, ishte vizita e tij në 17 muze të tillë. Gjatë një udhëtimi të tij në Las Vegas, gazetari kuptoi nevojën që edhe Tirana kishte për një destinacion të tillë, ndaj edhe bëri të mundur realizimin e “Selfie Museum Albania” në Tiranë.

Nata e përurimit bëri edhe njëherë bashkë VIP-at që vetëm Eraldo di t’i mbledhë kaq bukur. Por “Selfie Museum Albania” është një oaz i mrekullueshëm edhe për të vegjlit tuaj, ku do të mund të shkrepni edhe kujtimet më të bukura. Tashmë e dini, nëse ndeshni në rrjetet sociale ‘selfie’ kaq të veçantë, tashmë e keni edhe ju këtë mundësi. Jemi të sigurt që Instagrami juaj do të shkëlqejë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Kate Middleton dhe Princ William shfaqen në finalen e Wimbledon, por gjithë vëmendja ishte tek Princ George

Më 10 korrik, trashëgimtari i ardhshëm 8-vjeçar i fronit britanik bëri një paraqitje surprizë në ndeshjen finale për meshkuj në Wimbledon 2022, duke shënuar...

OKB: Gjatë 2019-2020 gratë humbën 54 milionë vende pune

Në nivel global, gratë humbën 54 milionë vende pune gjatë viteve 2019-2020, sipas organizmit të Kombeve të Bashkuara ”UN Women”.Ato preken në mënyrë disproporcionale...

Gati për Emmy Awards 2022, lista e plotë e të nominuarve

Është publikuar lista e plotë për nominimet e çmimeve Emmy 2022! JB Smoove dhe Melissa Fumero njoftuan nominimet këtë mëngjes (12 korrik).  Këtë vit, çmimet...

“A ke në plan ndonjë bebe?”/ Donald Veshaj flet për herë të parë për djalin e Bora Zemanit: E kam një

Ashtu si pothuajse në çdo puntatë, Bora Zemani ka qenë e përsëri pranishme (edhe pse jo fizikisht), në puntatën e fundit të emisionit të...

Zgjidhni nuancën ideale të buzëkuqit tuaj për në vjeshtë

Putheni verën për lamtumirë, me një nudo nuancë të lehtë dhe butë me nënton pjeshke dhe përmbusheni çantën tuaj tualeti me paletën e plotë...