“Selfie Museum Albania”, Eraldo Rexho sjell në Tiranë një destinacion unik për fotot tuaja

0
114

Tashmë të gjithë të apasionuarit pas fotografive e kanë një destinacion. Harrojini lokacionet që ndeshni nëpër Tiranë, as mos prisni të vizitoni një ambient të ri ‘cool’ për të shkrepur një foto.

Tashmë, keni hapësirën tuaj, dedikuar ‘selfie’ ideal. Gazetari i mirënjohur, Eraldo Rexho sjell në Tiranë një risi në fushën e biznesit, por edhe një atraksion kaq të veçantë. Flasim për  “Selfie Museum Albania”, që ka çelur dyert javën e shkuar në ambientet e Galerisë ETC. Ashtu si vetë Eraldo u shpreh, idea për të sjellë në Tiranë këtë biznes, ishte vizita e tij në 17 muze të tillë. Gjatë një udhëtimi të tij në Las Vegas, gazetari kuptoi nevojën që edhe Tirana kishte për një destinacion të tillë, ndaj edhe bëri të mundur realizimin e “Selfie Museum Albania” në Tiranë.

Nata e përurimit bëri edhe njëherë bashkë VIP-at që vetëm Eraldo di t’i mbledhë kaq bukur. Por “Selfie Museum Albania” është një oaz i mrekullueshëm edhe për të vegjlit tuaj, ku do të mund të shkrepni edhe kujtimet më të bukura. Tashmë e dini, nëse ndeshni në rrjetet sociale ‘selfie’ kaq të veçantë, tashmë e keni edhe ju këtë mundësi. Jemi të sigurt që Instagrami juaj do të shkëlqejë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here