Disa këshilla si t’i shpëtoni rutinës në marrëdhënien tuaj

0
81

Ndodh rëndom, që lidhja që ne kemi të zbehet. Raporti kthehet në rutinë, shpesh bëhet edhe i mërzitshëm. Me pak përkëdhelje dhe puthje reciproke, madje shumë pak fjalë, mund të kthesh gjithçka në gjendjen e mëparshme. Ja disa këshilla që ta arrini këtë gjë.

– Grindjet: Nuk është e ndaluar të ziheni, por duhet ta bëni ashtu si duhet. Po si? Mbi të gjitha përpiqu të jesh e respektueshme. Agresiviteti dhe fyerjet duhen evituar, sepse në këto lloj momentesh thuhen gjëra që nuk i mendon edhe pse më pas pendohesh. Mos u anko për të gjitha shqetësimet apo të vësh në dukje sado pak që marrëdhënies tuaj “duket sikur po i vjen fundi”. Mos filloni me frazën “Unë kam të drejtë”! Keni për të përfunduar keq. Duhet të mësosh dy gjëra fare elementare, që gjërat mbi të cilat do të grindesh të kenë në thelb, ndërtimin e lidhjes tuaj, pra të vësh në dukje një fakt, i cili edhe pse ka shkaktuar plasaritje të lidhjes tuaj argumentet që do të japësh të shërbejnë për të shtrënguar atë që ju ka ikur nga duart.

– Mos refuzo, propozo: Darkat gjithnjë sa vijnë dhe bëhen më monotone. Të premten me miqtë, të shtunën në diskoteka me kolegët e punës, ndërsa të dielën vetëm gjumë. Ti vazhdon të ndiesh e vetmuar, duke e kaluar mbrëmjen mbi divan. Tani keni nevojë për rifreskim të situatës, pasi prej kohësh ju mungon intimiteti. Kur kalojnë të njëzetat apo të tridhjetat, me to ikin edhe netët e gjata jashtë dhe fillon e preferon një film në televizor, por kurrsesi vetëm. Nëse më parë dilnit 4 herë në javë tani dilni 2 herë ose edhe vetëm një herë, por që t’i shfrytëzoni mirë ato orë, mund të shkoni në një takim me miqtë që nuk i shihni prej kohësh, një natë jashtë në një hotel romantik, një shfaqje në teatër, një udhëtim në një qytet tjetër. Mos u dorëzo edhe nëse je ti ajo që propozon gjithmonë, një raport është si një lule, duhet ta ujitësh që të mos thahet. Mos i përbuz iniciativat e tij, përndryshe ai nuk do të shfaqë më asnjë dëshirë. Mos i refuzo dhe propozo diçka tjetër që të pëlqen ty.

– Befasitë: Sa dhurata të bukura ke marrë dikur dhe menjëherë i ke thënë se ai ishte djali më fantastik dhe më i parezistueshëm në botë. Por tani gjithçka ndryshoi, ai nuk kujtohet as për ditëlindje apo përvjetore. Qetësohu! Një lidhje nuk mund të jetë gjithmonë një muaj mjalti. Pas fazës së dashurisë raporti stabilizohet. Mund të ndiheni më të sigurt me njëri-tjetrin, prandaj keni nevojë për mesazhe të ëmbla apo telefonata befasuese. Mos lejo që ai të vendosë për gjithçka. Edhe ti duhet të sugjerosh se ku do t’i kaloni pushimet, madje mund të këmbëngulësh, në rast se ai mendon se vetëm ai jep urdhra. Përpiquni të jepni gjithnjë maksimumin. Mos mendo që vogëlsirat në jetën në çift nuk kanë rëndësi, pasi jeta në çift duhet jetuar sikur çdo ditë të jetë si dita e parë kur jeni njohur, edhe pse kështu s’ndodh rëndom.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here