Doni të dilni nga Shqipëria? Ja masat që duhet të keni parasysh

0
161

Le t’i hedhim një sy masave që duhet për të kaluar në vendet e fqinje, për të gjithë ata që duan ta kalojnë ndërrimin e viteve jashtë Shqipërisë.

Pandemia e Covid-19 ka vështirësuar udhëtimet kudo në botë, përfshirë edhe vendin tonë, ku për të kaluar kufirin duhen një farë masash. Edhe për periudhë festash udhëtimet nuk janë lehtësuar. Por le t’i hedhim një sy masave që duhet për të kaluar në vendet e fqinje, për të gjithë ata që duan ta kalojnë ndërrimin e viteve jashtë Shqipërisë.

Për të kaluar në Kosovë, duhet të keni një çertifikavë vaksinimi me të dyja dozat e vaksinës, një test negativ PCR ose një një dëshmi që keni kaluar Covid. Në Maqedoninë e Veriut masat për të udhëtuar janë më të lehta, pasi mund të udhëtori vetëm me një tampon negativ të Covidit.

Ndërkohë që për të udhëtuar drejt Malit të Zi duhet të keni një çertifikatë vaksinimi me të dyja dozat, ku nga doza e fundit nuk duhet të kenë kaluar 6 muaj, duhet të pajiseni me një test negativ PCR, por mund të kaloni edhe nëse keni një dëshmi që së fundmi keni kaluar Covid019.

Në Greqi mund të kaloni në kufij nëse jeni të pajisur me një çertifikatë vaksinimi me të dyja dozat, një test PCR si dhe një dëshmi nëse e keni kaluar Covid-19 së fundmi. Ndërsa në Itali masat janë të më ashpëra se në vendet e tjera fqinje. Kjo pasi në Itali mund të udhëtoni nëse jeni të pajisur me një çertifikatë vaksinimi me të dyja dozat, një test PCR si dhe një dëshmi që e keni kaluar Covid. Por për personat që nuk janë të vaksinuar, është e detyrueshme testi PCR negativ dhe karantinë 10 ditore.

Ndërkohë që këto rregulla për të kaluar kufirin pasi vetëm deri në fundi të këtij viti, pasi vendet pritet që të vendosin rregulla të tjera për shkak të përhapjes së variantit Omicron.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here