Në prag të martesës me Jennifer Lopez, ish partnerja e Ben Affleck flet për lidhjen e tyre

Sienna Miller ka zbuluar se kishin “zero kimi” me Ben Affleck në “Live By Night” të vitit 2016 Ylli i “Anatomy of a Scandal” ka pretenduar se ajo “nuk mund të tërhiqej më pak” nga kolegu i saj i punës në “Live By Night” – i cili së fundmi u fejua me Jennifer Lopez – kur ata punuan së bashku në aksion-triller të 2016-s.

Në “The Drew Barrymore Show”, ajo rrëfeu: “Kishim zero kimi. Ishte histerike. Ne duhej të ishim të dashuruar. Nuk mund të ishim më pak të tërhequr nga njëri-tjetri, gjë që ishte histerike. Ai ka një kokë të madhe, unë kam një të vogël, kështu që ata do të donin të më vendosnin pak përpara tij… ai e drejtonte filmin dhe unë mezi e shikoja pa qeshur gjatë gjithë kohës”.

Aktorja 40-vjeçare këmbëngul se ajo dhe ylli 49-vjeçar i “Dead Ëater” ishin më shumë si vëlla e motër.

 “Ben Affleck ishte si vëllai im në xhirime. Kurrë nuk kam qeshur kaq shumë në jetën time. Dua të them, kjo tingëllon si gjë qesharake për t’u thënë por në fakt është e vërtetë”, është shprehur aktorja.

Diku tjetër në intervistë për New Yorker – Miller, e cila ka vajzën nëntëvjeçare Marlowe me Tom Sturridge – pretendoi se fqinji i saj i famshëm, legjenda e ndjerë e muzikës David Bowie, “nuk e kishte shumë në qejf atë” pasi apartamenti i tij u përmbyt kur ajo organizoi një festë për Halloëeen.

 “Mbaj mend se e mashtrova dikë për të ma dhënë atë apartament të jashtëzakonshëm, që ishte si hangar aeroporti, nuk kishte gjë në të, mezi e gjeja dyshekun në dysheme”.

 “Pata një festë për Halloween në këtë apartament, dhe dikush përmbyti banjën, e cila më pas përmbyti edhe apartamentin e David Boëie, kështu që atij nuk i pëlqeu edhe shumë”, ka thënë Sienna.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

“E keni zgjedhur veshjen tuaj të Shën Valentinit?”, Heidi Klum pozon me të brendshme dhe jep ide ‘hot’ për ditën e të dashuruarve

Heidi Klum po kujton ditët e lavdisë së Victoria’s Secret dhe kohët e fundit nuk ndalet së postuari foto nudo në Instagram duke treguar...

24 vjet nga vdekja e Lady Dianës, dyshimet për atentat dhe prapaskenat e aksidentit në Paris

Sot shënohen 24 vite nga dita kur Princeshë Diana ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Më 31 gusht 1997, disa paparacë ishin...

Të gjitha karakteristikat e shenjës së Luanit

Të lindurit nën shenjën e Luanit janë njerëz që të gjithë duhet t’i kenë të afërt në jetë. Dhe ka 10 karakteristika që e...

Zgjidhni nuancën ideale të buzëkuqit tuaj për në vjeshtë

Putheni verën për lamtumirë, me një nudo nuancë të lehtë dhe butë me nënton pjeshke dhe përmbusheni çantën tuaj tualeti me paletën e plotë...

Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana shtatzanë për herë të dytë?

Ish-partnerja e repreti Mozzik, Loredana, ka trazuar sërish rrjetin. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shihet një atlete bebi dhe krahas...