“Dancing With The Stars” vs “Dance With Me”/ Flet Alketa Vejsiu: S’ka konkurencë…

Një luftë e ftohtë! Padyshim ky është termi i duhur për të përshkruar konkurencën midis programeve televizive ditëve të sotme. Sidomos atyre të të njëjtit format.

Në sezonin e ri televiziv, pritet të rikthehen për publikun pas disa vitesh, “Dancing With The Stars” dhe “Dance With Me”. Programet e kërcimit, ku konkurentë do të jenë artistë të njohur nga të gjitha fushat, duke vënë përballë edhe një herë konkurentët e përjetshëm Top Channel dhe Klan.

Dy ditë më parë e ftuar në pre-festën e koncertit të Noizyt, Alketa Vejsiu nuk hezitoi të përgjigjej për mikrofonin e Prive.

E pyetur nga gazetari në lidhje me ethet e konkurencës, moderatorja dukej shumë e sigurt, teksa u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy.

 “E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-u shpreh Vejsiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Merkel në Tiranë, ja ‘incidentet’ që e shoqëruan

Teksa e gjithë vëmendja e mediave u përqendrua te vizita e kancelares Angela Merkel në Tiranë dhe takimi i saj me kryeministrin Edi Rama,...

Konfirmohet/ Rita Ora koncert në Tiranë, ja detajet e para

Artistja kosovare Rita Ora, do të mbaj koncert në Tiranë.Koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”,...

Çfarë i bëri bashkë Mozzik dhe Kanye West

Çizmet e Mozzik në “Alba Festival” në Zvicër janë një nga detajet që morën më shumë vëmendje. Reperi u shfaq me një T-shirt të...

Histori e denjë për film/ 9 muaj pasi makina e tij u gjet e djegur në Pukë, italiani Davide Pecorelli është gjallë

Davide Pecorelli, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se 8 muajsh, rezulton të jetë gjallë. Makina e biznesmenit italian u gjet e...

Hapat drej suksesit, ja si të reklamoni biznesin tuaj në media

Çfarë duan gratë?! Kjo pyetje ‘ekzistenciale’, duket se nuk është më edhe aq retorike. Gratë duan të jenë të suksesshme dhe të fuqishme. Ky është misioni i...