Çfarë i bëri bashkë Mozzik dhe Kanye West

Çizmet e Mozzik në “Alba Festival” në Zvicër janë një nga detajet që morën më shumë vëmendje. Reperi u shfaq me një T-shirt të bardhë, pantallona të zeza dhe një palë çizme gri.

Shumë mund ta kenë gjetur veten duke pyetur se ‘ku shkon Mozzik me çizme në mes të këtyre temperaturave?’. Epo, të jesh stil dhe të ndjekësh modën kërkon disa ‘sakrifica’.

Mund të duket çmenduri që çizmet të jenë trend në verë, por jo nëse ju themi se ky trend u përhap nga Kanye West. Njeriu që qëndron pas shumë  ‘revolucioneve’ në botën e modës prej muajsh ka sjellë këtë trend.

Këto kohë, sa herë që Kanye West ka bërë një dalje publike, ai e ka bërë këtë me një palë çizme të zeza të mëdha. Kështu në daljen e parë publike në disa muaj, një javë më parë në një paraqitje surprizë në ‘BET Awards 2022’ për t’i dhënë çmimin e “Lifetime Achievement” mikut Sean “Diddy” Combs me Kenneth “Babyface” Edmonds, Ye u shfaq me çizme, kapele, maskë të zezë, syze dhe doreza.

Në maj Kanye mori pjesë në një shfaqje të ‘Balenciaga’ në Neë York dhe u bë viral pasi kishte veshur disa çizme gjigande nga shumë të konsideruara si qesharake… dhe u bë meme virale.

Muajt e fundit, reperi është parë i veshur me çizme në evente e përditshmëri, e shpesh nuk ngurron t’i çojë në një nivel krejtësisht tjetër. E duket se edhe Mozzikit i ka pëlqyer ky trend dhe e ka përqafuar menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Kejvina Kthella i futet Kristit në shtrat, reagimi i tij ‘mërzit’ modelen: Nuk ia vlen ky!

Kejvina Kthella ka shkaktuar humor me veprimin e saj brenda shtëpisë “Big Brother VIP” kur ka tentuar t’i hyjë në shtrat gjatë natës Kristit. Për...

Si Elvis Presley ndryshoi modën mashkullore

Kur Elvis Presley hyri në historin e broadcasting në vitin 1973, ai ishte i veshur me një jumpsuit të bardhë, me një shqiponjë të...

Tashmë krevatin dhe sendet personale të Al Capones mund t’i blini në ankand

Një koleksion prej 174 pjesësh që i përkasin një prej gangsterëve më të famshëm në historinë amerikane, Al Capone do të dalin në ankand. Në...

Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Shëndeti i dhëmbëve varet shumë edhe nga ushqimi. Njerëzit që e teprojnë me të ëmblat me gjasë do të përballen me rënien e dhëmbëve. Ata...

Shpallen fituesit e ‘Grammy Awards 2023’, diva e muzikës Beyonce thyen rekord

Beyonce ka hyrë në historinë e Grammy duke fituar çmim rekord të 32-të saj. Ajo fitoi në kategorinë “best dance/electronic album”, për albumin e...