Kush është baba më i mirë? J.Lo bën krahasim mes Ben Affleck dhe Marc Anthony dhe rrjeti e kryqëzoi

Jennifer Lopez ka diskutuar një temë që shumë njerëz zakonisht do të donin ta mbanin për vete. Ajo sigurisht nuk është personi i vetëm në botë që ka pasur fëmijë me dy partnerë të ndryshëm, por shumica e njerëzve nuk do të spekulonin se kush është një prind më i mirë.

Aktorja 53-vjeçare aktualisht është duke bërë shumë intervista teksa kërkon të promovojë filmin e saj më të fundit në Netflix, i cili titullohet “The Mother”. Përderisa shumë nga pyetjet dhe përgjigjet kanë qenë kryesisht të përqendruara te produksioni, asaj i është lënë pak hapësirë për të folur për jetën e saj personale, të cilën shumë njerëz e shohin shumë interesante.

Në një nga këto intervista, Lopez ka folur nëse bashkëshorti aktual, Ben Affleck, është një baba më i mirë se ish-partneri i saj Marc Anthony.

Artistja shpesh ka vënë në dukje se fëmijët e saj kanë marrëdhënie shumë të mirë me Affleck. Por ajo që vjen më pas nuk është e mirë për Anthony.

Anthony është babai i binjakëve të Lopez, por në një intervistë për The View, ajo tha: “Sinqerisht, ai (Ben Affleck) është babai më i mirë që kam parë ndonjëherë”, duke nënkuptuar se ai është më i mirë për të kaluar kohë me binjakët e saj sesa Anthony.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Jennifer Lopez në muaj mjalti, ndërsa foto e saj nudo bën xhiron e rradhës në Los Anxhelos

Ajo aktualisht po shijon muajin e mjaltit me bashkëshortin e ri dhe fëmijët e tyre në Paris. Por të hënën prania e Jennifer Lopez u...

Dokumentari zbulon përdhunimet dhe sekretet e errëta të Victoria’s Secret

Fenomeni kulturor që ishte Victoria’s Secret para vitit 2020, me pasarelat e saj të të brendshmeve dhe reklamat televizive, mund të jetë ndonjëherë e...

Hapat drej suksesit, ja si të reklamoni biznesin tuaj në media

Çfarë duan gratë?! Kjo pyetje ‘ekzistenciale’, duket se nuk është më edhe aq retorike. Gratë duan të jenë të suksesshme dhe të fuqishme. Ky është misioni i...

Ilir Shaqiri reagon pas lajmit të shtatzënisë së Einxhel Shkirës

Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta (Dj Dagz) arritën ta surprizonin Ilir Shaqirin! Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip ndër kritikët më të mëdhenj...

Sekrete të gjuhës së trupit që i dinë njerëzit e suksesshëm

Një specialist i gjuhës së trupit na udhëzon për të bërë ato veprime që sigurojnë një ndjenjë respekti dhe për të shmangur ato që...