120 mijë euro për një koncert? Loredana ka një përgjigje ironike për të gjithë

Një nga koncertet më të rëndësishëm të muzikës shqiptare në Europë është “Alba Festival”, i cili mbahet në Zvicër dhe këtë vit u zhvillua në datat 2 dhe 3 korrik. Në skenën e tij këtë vit u ngjitën disa emra të rëndësishëm të muzikës si Elvana Gjata, Dafina Zeqiri, Yll Limani, Tayna, Ledri Vula, Kida apo Dhurata Dora, ndërkohë ra në sy mungesa e Loredanës.

Arsyeja e mungesës së saj është bërë e ditur nga vetë reperja në Instagram, ku u shpreh se do duheshin 120 mijë euro për pjesëmarrjen e saj, shumë që mesa duket nuk është paguar nga organizatorët, duke qenë se është nga shifrat më të larta që është dëgjuar ndonjëherë për të tilla evente.

Pas kësaj deklarate nga Loredana, nuk kanë munguar kritikat në rrjet, me shumë fansa të këngëtares që e kanë konsideruar kërkesën e saj si diçka vërtetë të tepruar dhe mbi të gjitha se duhet të bënte një kompromis për të qenë pranë publikut të saj, duke qenë se edhe jeton dhe zhvillon karrierën në Zvicër.

Si i është përgjigjur Loreda kritikave? Epo thonë që plumbi nxirret me plumb dhe kritikat për paratë kundërshtohen po me para, ose të paktën kështu mendon artistja. Loredana thjesht ka postuar ditën e sotme këtë foto në Instagram, por nuk e dimë nëse do të tregojë që paratë janë shumë të rëndësishme për të apo paratë nuk janë problem dhe nuk ka qenë ajo arsyeja e vërtetë që ka munguar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Gent Zenelaj: Në shtëpinë tonë ligjin e bën gruaja

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, aktori Gentian Zenelaj ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta personale. Gjatë rrëfimit për emisionin “Part Time” në...

“E keni zgjedhur veshjen tuaj të Shën Valentinit?”, Heidi Klum pozon me të brendshme dhe jep ide ‘hot’ për ditën e të dashuruarve

Heidi Klum po kujton ditët e lavdisë së Victoria’s Secret dhe kohët e fundit nuk ndalet së postuari foto nudo në Instagram duke treguar...

Vetëm pak muaj pas lidhjes, Neymar tradhëton të dashurën

Sikur mos t’i mjaftonin telashet në fushën e blertë, mes formës jo të mirë fizike dhe dëshirës së PSG për ta larguar, Neymar po...

Në prag të martesës me Jennifer Lopez, ish partnerja e Ben Affleck flet për lidhjen e tyre

Sienna Miller ka zbuluar se kishin “zero kimi” me Ben Affleck në “Live By Night” të vitit 2016 Ylli i “Anatomy of a Scandal”...

Rregullat e kafesë, oraret që duhen pirë dhe efektet

Ftesat e mbrëmjes në kafe nuk janë të pazakonta, edhe pse e dimë që nuk duhet të pimë në atë kohë. Përse? Për shkak se kafja...