Etje e vazhdueshme? Ja problemi që paralajmëron trupi juaj

0
27

Etja e tepërt ose e vazhdueshme nuk ka të bëjë vetëm me nevojën për ujë. Ajo mund të jetë tregues i një problemi shëndetësor që kërkon vëmendje të menjëhershme. Çfarë është etja intensive Etja intensive dhe e vazhdueshme që nuk shuhet edhe pas pirjes së bollshme të lëngjeve njihet ndryshe si polydipsia. Ajo mund të shkaktojë mjegullim të shikimit dhe plogështi. Ajo mund të shkaktohet nga prania e një sëmundjeje, diarea, gjakderdhja, konsumi i ushqimeve të kripura e pikante, të vjellat dhe aktiviteti i tepërt fizik. Konsumi i medikamenteve të ndryshme siç është litiumi apo diuretikët shkaktojnë etje të tepërt. Duhanpirja, kafeina, mungesa e vitaminave, stresi, problemet me veshkat, zemrën ose mëlçinë gjithashtu shkaktojnë etje të vazhdueshme.

Trajtimet e duhura të etjes së vazhdueshme

Ekspertët thonë se nëse etja e vazhdueshme është nevojë natyrale për lëngje, ajo mund të trajtohet edhe duke ngrënë ushqime hidratuese gjatë ditës. Mënyra më e mirë për të dalluar nëse trupi ka lëngje të mjaftueshme është ngjyra e urinës. Nëse ngjyra është e errët atëherë trupi juaj ka nevojë për më shumë lëngje.

Ushqimet e Pasura Me Ujë Për të shuar etjen ju mund të konsumoni më shumë prej ushqimeve të mëposhtme: Selino, Shalqi, Domate, Agrume, Fruta pylli, Kastravec, Speca, Spinaq.

Kur Duhet Të Konsultoheni Me Një Mjek

Ekspertët paralajmërojnë se konsulta me një mjek është e nevojshme në rastet kur: Etja juaj nuk shuhet pavarësisht se keni pirë shumë ujë apo lëngje; Shikimi juaj është i mjegulluar, urita është e madhe dhe keni lëndime në lëkurë; Ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe të plogësht; Nevojat Ditore Për Ujë Dhe Lëngje Sasia e rekomanduar ditore e ujit është rreth 8-10 gota për meshkujt dhe 6-8 gota për femrat. Megjithatë nëse ndjeni se jeni të hidratuar dhe e shuani etjen me më pak ujë nuk është e nevojshme ta teproni. Këto nevoja janë më të mëdha në rast se keni kryer aktivitet të fortë fizik ose jeni të dehidratuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here