Deklarata e ashpra për Ledion Liçon, pendohet Noizy: Jam nxituar, isha i vogël

Reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, është rikthyer në Top Channel pas disa vitesh ku pati dhe një përplasje të fortë me organizatorët.

Artisti u shpreh se tashmë kanë kaluar vite që pas konfliktit dhe gjërat kanë ndryshuar. Sipas tij duhet të shikojmë përpara dhe të bëjnë gjëra të bukura për të sjellë një epokë të re.Ai shtoi se nuk fajëson askënd për sherrin dhe pse kanë kaluar vite, ai nuk ka qenë kurrë kundra një bashkëbisedimi apo pajtimi por angazhimet e tij të tepërta e bënë të pamundur këtë gjë.

Sakaq Noizy sqaroi se deklarata e tij ishte nxituar dhe në nerva e sipër nuk mundi të kontrollonte dot veten.

 “Jemi rritur, 6 vite nuk janë pak, ideja është të bëjmë gjëra të bukura, pozitive me gjëra me energji pastër dhe këto nuk mund të ndodhin nëse mbajmë hatërmbetje apo e mbajmë mendjen tek e kaluara dhe duke bërë gjëra të mëdha dhe duhet t’i lëmë mbrapa. Kur dy forca të mëdha bëhen bashkë del diçka e bukur.

U bë ça u bë faji mbetet jetim, nuk do të fajësoj askënd ideja është të hecim përpara dhe të hapim një epokë të re. Mund të kishte ndodh edhe më shpejt pajtimi por angazhim i tepërt dhe i mbingarkuar nuk ka dhënë as kohë të reflektoj mbi ngjarjen, udhëtimet e shpeshta… Gjatë gjithë vitit momenti kur ndodhem në shtëpi është shumë pak. Nuk kam pasur mundësi të komunikoj e kam menduar, nuk janë përplasur rrugët që të bisedonim nuk kam qenë kundra për tu pajtuar.

Mund të ishte e nxituar nga ana ime pasi shkoi pak personale por në nerva e sipër unë nuk e kontrollova dot veten. Deklarata nuk ka lidhje fare me homofobinë ishte thjesht në nerva e sipër”– ishte deklarata e Noizy-t.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Ana Gjini pas ndarjes nga Bruno nis një romancë të re

Pas ndarjes nga Bruno Shemsho, ish-konkurrentja e ‘Për’puhen’, Ana Gjini duket se ka nisur një romancë të re. Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Ana ka...

Humbi betejën me kancerin, ja mesazhet kurajuese që jepte Vjosa Osmani pak kohë më parë

Vjosa Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme (23 qershor) në spitalin University College Hospital në Londër, pas një beteje disamujore me kancerin...

Këto janë rrobat e banjës që ju duhen patjetër nëse doni të mbuloni këtë ‘defekt’ të trupit

Rrobat e banjës njëpjesëshe ndonjëherë krijojnë një iluzion të gabuar, duke e bërë siluetën tuaj të duket më e shkurtër. Mirëpo, meqenëse rrobat e banjës...

Hapat drej suksesit, ja si të reklamoni biznesin tuaj në media

Çfarë duan gratë?! Kjo pyetje ‘ekzistenciale’, duket se nuk është më edhe aq retorike. Gratë duan të jenë të suksesshme dhe të fuqishme. Ky është misioni i...

Tayna ka një dhuratë për Butrin Imerin dhe ndërpret koncertin

Ata që shpesh i shohim në videoklipe, po aq shpesh i ndeshim edhe nëpër koncerte së bashku. I tillë është edhe rasti i Butrint...