“Mafia e inceneratorëve”, Gazment Bardhi: Lidhjet e Damian Gjiknurit me bosët e plehrave…

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj sekretarit të Përgjithshëm të PS, ish-ministrit Damian Gjiknuri për afera me inceneratorët. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi sot Gjiknuri ka udhëtuar mbi 15 herë me ta jashtë Shqipërisë, ndërkohë që i gjithë aparati shtetëror ishte vendosur në gatishmëri të mafies së plehrave.

Bardhi thekson se tani është radha e drejtësisë të thotë fjalën e saj mbi këtë aferë 400 milionëshe dhe se kjo treon urgjencën që ka Shqipëria të pastrohet nga politikanët e korruptuar dhe të largojë këtë regjim plaçkitësish.

POSTIMI I PLOTË

Afera 400 milionë euroshe e mafies së plehrave është një nga shpërdorimet më të mëdha të taksave të qytetarëve shqiptarë.

Ditën e djeshme Partia Demokratike zbuloi një tjetër zgjatim të kësaj afere të pisët, nëpërmjet faktimit të lidhjeve të ngushta të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, bosëve të inceneratorëve, dhe Damian Gjiknurit, i cili ka udhëtuar mbi 15 herë me ta jashtë Shqipërisë, ndërkohë që i gjithë aparati shtetëror ishte vendosur në gatishmëri të mafies së plehrave.

Ky konflikt i pastër interesi i shtohet numrit të madh të provave që Partia Demokratike ka grumbulluar vitet e fundit mbi këtë aferë që bën bashkë drejtuesit më të lartë të këtij pushteti të korruptuar, e sigurisht vet Edi Ramën, që ka promovuar dhe mbrojtur këto projekte që  shkrumbojnë vetëm taksat e qytetarëve.

Tani është radha e drejtësisë të thotë fjalën e saj mbi këtë aferë 400 milionshe, që tregon edhe njëherë urgjencën që ka Shqipëria të pastrohet nga politikanët e korruptuar dhe të largoi këtë regjim plaçkitësish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

120 mijë euro për një koncert? Loredana ka një përgjigje ironike për të gjithë

Një nga koncertet më të rëndësishëm të muzikës shqiptare në Europë është "Alba Festival”, i cili mbahet në Zvicër dhe këtë vit u zhvillua...

A mund të jetë seksi vdekjeprurës?

 “Si prokuror i krimeve seksuale në karrierë, një nga tendencat më shqetësuese që kam parë ndër vite është aktiviteti i rrezikshëm seksual. Sjellja e...

‘Mendova t’i jepja fund jetës sime’/ Problemet me seksualitetin e saj, rrëfehet Cara Delevingne

Cara Delevingne është shprehur se realizimi i dokumentarit të saj “Planet Sex” i ka ndryshuar jetën pasi donte t’i jepte fund jetës për shkak...

Këto shenja do kenë një vit të vështirë

Luani Një vit plot shqetësime parashikon 2022 për ju, Luanët. Jini të përgatitur për shumë vështirësi dhe situata që do t'ju pushtojnë, por përmes të...

Kanye West fotografohet i shoqëruar nga modelja e OnlyFans

Kanye West mori një rol aktiv në ndërtimin e shtëpisë së tij prej 57 milionë dollarësh (55.5 milionë euro) në Malibu kur vizitoi vendin...