Një grua afgane interviston zëdhënësin e talebanëve, kritikat ‘live’

Gazetarja e njohur nga Afganistani e cila bëri histori pasi ishte e vetmja që intervistoi një përfaqësues të talebanëve është larguar nga vendi, për shkak të frikës shkruan CNN.

 “U largova sepse edhe unë si miliona njerëz të tjerë kam frikë”- ka thënë gazetarja. Beheshta Arghand, gazetarja e Tolo News intervistoi zëdhënësin e talebanëve Mawlawi Abdullhaq Hemad më 17 gusht dhe e kritikoi atë për shqetësimet në lidhje me të drejtat e grave pas marrjes së Kabulit nga talebanët dhe rënies së qeverisë Ashraf Ghani.

Intervista u transmetua drejtpërdrejt në kanal dhe bëri bujë pasi gazetarja ishte e vetmja grua afgane që intervistoi një nga luftëtarët talebanë.

Pas zhvillimeve të fundit, gazetarja 24-vjeçare tani është larguar nga vendi sepse ajo mendonte se ishte e rrezikshme për të që të vazhdonte të jetonte në Afganistan. Thuhet se ajo fluturoi në Katar të martën me anëtarët e tjerë të familjes së saj.

Ndërsa pronari i ToloNews, Saad Mohseni, komentoi se rasti i Arghand është emblematik i situatës në Afganistan: “Pothuajse të gjithë gazetarët tanë të njohur janë larguar. Ne po punojmë si të çmendur për t’i zëvendësuar ata me njerëz të rinj”- tha Mohseni për CNN.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Dritëhijet e Angela Merkel, gruaja që shpëtoi Europën nga rrënimi

Revista amerikane “Forbes” e ka paraqitur si “Gruaja më e fuqishme në botë”. Nuk e ka krejtësisht gabim. Angela Dorothea Merkel drejton nga viti...

Histori e denjë për film/ 9 muaj pasi makina e tij u gjet e djegur në Pukë, italiani Davide Pecorelli është gjallë

Davide Pecorelli, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se 8 muajsh, rezulton të jetë gjallë. Makina e biznesmenit italian u gjet e...

I fejuari i Rita Orës rrëfen propozimin romatik që i ka bërë aktores së njohur

Taika Waititi pranoi se nuk mund të kujtojë çdo rol në të cilin kanë luajtur ndonjëherë kolegët e tij. Gjatë një interviste me Rolling Stone...

Shqiptarët dhe ‘oreksi’ për bukën/ Të parën në Europë për konsum dhe çmimin e lartë

Së fundmi, disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth...

Shpallen fituesit e ‘Grammy Awards 2023’, diva e muzikës Beyonce thyen rekord

Beyonce ka hyrë në historinë e Grammy duke fituar çmim rekord të 32-të saj. Ajo fitoi në kategorinë “best dance/electronic album”, për albumin e...