Kush janë miliarderet e famshme “self made” që kryesojnë listën e Forbes     

Prestigjozja amerikane “Forbes” ka publikuar listën e miliardereve më të reja që janë bërë vetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lista e cila dikur kryesohej nga Kylie Jenner, sot ka një tjetër emër të njohur në krye. Rihanna është miliarderia “self made” më e re në moshë në Amerikë sipas Forbes.

Këngëtarja dhe biznesmenja nga Barbados është në vendin e 21-të në listë, me një pasuri neto prej 1.4 miliardë dollarësh.

Ajo ndiqet nga ylli televiziv Kim Kardashian e cila renditet në vendin e 14-të. Ylli i “The Kardashians” numëron një pasuri neto prej 1.8 miliardë dollarësh.

Në vitin 2018, Kylie Jenner u emërua miliarderja më e re e revistës. Megjithatë, pas një rillogaritje u zbulua se pasuria e saj neto ishte 900 milionë dollarë në vend të 1 miliard dollarëve, edhe asaj iu hoq titulli. Tani, Jenner ka një pasuri prej 600 milionë dollarësh dhe zë vendin e 41-të.

Ju kujtojmë që e renditur e 21-ta në listen Forbes, Rihanna është e vetmja miliardere në listë nën moshën 40-vjeçare. Pronarja “Fenty Beauty” më herët është shprehur në lidhje me pasurinë e saj, ku ka treguar se e gjitha kjo nuk është vetëm për vete, por edhe për njerëzit që kanë nevojë.

“Paratë e mia nuk janë për mua; gjithmonë mendoj se unë mund të ndihmoj dikë tjetër. Bota vërtet mund të të bëjë të besosh se gjërat e gabuara janë prioritet, dhe kjo të bën të humbasësh thelbin e jetës, çfarë do të thotë të jesh gjallë”, tha ajo për T Magazine.

Një nga përpjekjet e saj filantropike është Fondacioni Clara Lionel, i cili synon të mbështesë dhe financojë iniciativa novatore për edukimin dhe qëndrueshmërinë ndaj klimës, duke përfshirë mbledhjen e 60 milionë dollarëve për gratë dhe fëmijët e prekur nga HIV/AIDS përmes shitjeve nga linja e saj e buzëkuqëve me Mac Cosmetics

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Hapat drej suksesit, ja si të reklamoni biznesin tuaj në media

Çfarë duan gratë?! Kjo pyetje ‘ekzistenciale’, duket se nuk është më edhe aq retorike. Gratë duan të jenë të suksesshme dhe të fuqishme. Ky është misioni i...

Adelina Ismailin dhe dy motrat e saj me polici në Gjykatë, çfarë ka ndodhur

Gjykata Themelore në Prishtinë do të kërkojë nga Policia e Kosovës që dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, të sjellen me shoqërim në seancën...

Rikthehet Johnny Depp dhe Amber Heard, gati dokumentari

Në rast se gjyqit të Amber Heard dhe Johnny Depp i mungonte diçka, tani do të publikohet një dokumentar me gjithçka që ka ndodhur...

Zgjidhni nuancën ideale të buzëkuqit tuaj për në vjeshtë

Putheni verën për lamtumirë, me një nudo nuancë të lehtë dhe butë me nënton pjeshke dhe përmbusheni çantën tuaj tualeti me paletën e plotë...

Deklarata e ashpra për Ledion Liçon, pendohet Noizy: Jam nxituar, isha i vogël

Reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy, është rikthyer në Top Channel pas disa vitesh ku pati dhe një përplasje të fortë me organizatorët. Artisti...