Kate Middleton dhe Princ William shfaqen në finalen e Wimbledon, por gjithë vëmendja ishte tek Princ George

Më 10 korrik, trashëgimtari i ardhshëm 8-vjeçar i fronit britanik bëri një paraqitje surprizë në ndeshjen finale për meshkuj në Wimbledon 2022, duke shënuar herën e tij të parë në turneun e tenisit. George shoqëroi prindërit e tij, Kate Middleton dhe Princin William, në ‘Royal Box’ për të parë Novak Gjokovic të Serbisë përball me Nick Kyrgios të Australisë në ditën e 14 të kampionatit në ‘All England Lawn Tennis Club’.

I veshur me një kostum blu dhe një kravatë me vija, George u pa duke ua bërë me dorë fansave teksa ishte ulur me mamin dhe babin e tij. Kate kishte veshur një fustan ngjyrë blu me pika të bardha, ndërsa William kishte veshur një kostum ngjyrë bezhë dhe kravatë të zezë.

Para ndeshjes, George dhe prindërit e tij përshëndetën djemtë dhe vajzat dhe stafin tjetër të Wimbledon. George u pyet se kë po mbështeste në ndeshje, por dukej se ishte shumë i turpshëm për t’u përgjigjur. William e shikoi atë dhe i pëshpëriti, “Djokovic”, raportoi The Telegraph. Duka i Kembrixhit shtoi më pas: “Do të shohim sa do të zgjasë. Ai do të mbështesë fituesin”. Kur u pyet se pse vajza e çiftit, Princesha Charlotte, 7 vjeç, nuk ishte aty, Kate tha: “Është dita e George sot”, sipas gazetës.

Djokovic më vonë doli me të vërtetë fitues dhe u takua me ta. Ylli i tenisit e lejoi George të mbante trofeun e tij. George, i cili ka ndjekur ngjarje të tjera sportive me prindërit e tij më parë, u pa për herë të fundit në publik në qershor, me prindërit e tij, Charlotte dhe Louis,në festën e Jubileut Platinum të stërgjyshes së Mbretëreshës Elizabeth II në Londër. George do të festojë ditëlindjen e tij të nëntë më 22 korrik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Nis sot Met Gala 2023, nga tema e përzgjedhur tek parakalimi në tapetin e kuq, gjithçka që duhet të dini

Si një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin e modës, Met Gala 2023 shënon hapjen e ekspozitës së stilit të Institutit të Kostumeve...

Çfarë duhet të bëni kur seksi nuk e plotëson më marrëdhënien tuaj?

Në fazat e para të një marrëdhënieje, marrëdhëniet seksuale luan një rol kryesor. Ju gjithmonë dëshironi të bëni dashuri, të kaloni orë të tëra...

A mund të jetë seksi vdekjeprurës?

 “Si prokuror i krimeve seksuale në karrierë, një nga tendencat më shqetësuese që kam parë ndër vite është aktiviteti i rrezikshëm seksual. Sjellja e...

Elita Rudi prezantuese e ‘Përputhen’? Moderatorja zbulon të pathënat

Në rrjet është përfolur gjatë se Elita Rudi mund të bëhet prezantuesja e "Përputhen", mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi për "T7",...

120 mijë euro për një koncert? Loredana ka një përgjigje ironike për të gjithë

Një nga koncertet më të rëndësishëm të muzikës shqiptare në Europë është "Alba Festival”, i cili mbahet në Zvicër dhe këtë vit u zhvillua...