Martesa në moshë të re dhe dashuria pas divorcit, Arbërie Hadërgjonaj flet për jetën private

0
38

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj e cila prej disa vitesh tashmë jeton në Amerikë, së fundmi ka folur për marrëdhënien me ish-bashkëshortin si dhe për vajzat e saj.

E bërë nënë në moshën 16-vjecare, këngëtarja u pyet për mendimin që kishte për martesat në moshë të re.

Përgjigjjen e saj Albërija e shoqëroi me një këshillë drejtuar vajzave të reja teksa tha që duhet të mendohen mirë për ta marrë atë vendim.

 “Martesa në moshë të re nuk është gjithmonë e shëndetshme. Në kohën time, ishte një mentalitet i prapambetur, por sot vajzat duhet të bëjnë kujdes me vendimet e tyre.”

Ajo ceku pak edhe marrëdhënien me ish-burrin ku tha se më parë nuk e shihte dot me sy por që tani mesa duket i kanë sheshuar keqkuptimet.

 “Nuk e doja ta shikoja me sy për një kohë të gjatë, por tani jemi mirë, secili ka jetën e tij dhe jam e lumtur për të,” u shpreh Alberija.

Ajo u pyet nga moderatorët për arsyen se pse nuk është martuar sërish, të cilës këngëtarja iu përgjigj me një  buzëqeshje në buzë ku tha se: “:“Kur bën një gabim një herë, të dytën jo. Kam mësuar që lumturia vjen nga brenda dhe askush nuk mund ta japë atë nëse nuk je mirë me veten.”

Ndër të tjera ajo shtoi se pasi u divorcua nga burri i saj nuk e ka provuar më dashurinë.

Përsa u përket vajzave Hadërgjonaj u shpreh se ka qenë gjithmonë një nënë e përkushtuar, ndonjëhërë më shumë sesa duhej.

 “Jam një nënë e përkushtuar, ndonjëhërë më shumë sesa duhej, do të doja mos të isha kaq shumë se i kam lodhur. Jo vetëm vajzat por nipërit mbesat dhëndurët, të gjithë,” përfundoi ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here