Myrto Uzuni në fushë, partnerja e tij shtatzënë përfundon në spital

0
27

Në “Air Albania” po zhvillohej sfida e Ligës së Kombeve mes Shqipërisë dhe Ukrainës mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë që Uzuni ndodhej në fushën e lojës duke luftuar për fitoren, partnerja e tij, Uarda ka postuar një foto në rrjete sociale teksa ndodhet në ambientet e spitalit. Mesa duket fajin për këtë e ka “syri i keq”, siç shkruan dhe vetë Uarda Hyseni.

Kujtojmë që pak ditë më parë ata zbuluan gjininë e bebushit në një formë spektakolare në arenën e futbollit. Uarda dhe Myrto së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here