Ja sa para mjaftojnë për të qenë të lumtur, sipas shkencës

Ideja se “paratë nuk mund ta blenë dot lumturinë”, ka dominuar për më shumë se një dekadë. Studimet e fundit, kanë treguar se fitimi mbi atë që na nevojitet për të mbuluar nevojat tona bazike,dhe për të na mbajtur “komodë’ është i kotë, dhe madje mund të na bëjë të ndihemi më pak të lumtur.

Mjerisht,ato kohë kanë ikur. Tani sociologët bien dakord mbi një moto të re:sa më shumë, aq më mirë. Në vitin 2020, studiuesit analizuan të dhënat nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Britaninë e Madhe dhe Indeksi i Lumturisë së Planetit, për të zbuluar se sa para do t’i duheshin një britaniku mesatar për të pasur një jetë të lumtur.

Përgjigja:33.864  paund ose më shumë. Dhe kryesore këtu është pjesa “më shumë”. Një studim i botuar këtë vit nga Metju Kilingsuort i Universitetit të Pensilvanisë,SHBA, sugjeron se sa më shumë para që të kemi, aq më të lumtur jemi. Kjo nuk është thjesht një filozofi e tipit “lakmia është diçka e mirë”.

Ajo ka të bëjë më shumë me gjendjen e botës, dhe me “pabarazinë e mirëqenies” që po përjetojmë aktualisht në pjesën më të madhe të saj. Njerëzit më të pasur, kanë tendencën të kenë shëndet më të mirë, dhe kjo e fundit ka një ndikim të madh tek lumturia e njeriut.

Të pasurit që i shpenzojnë paratë e tyre për të blerë më shumë kohë të lirë, dhe për të investuar më shumë tek përvojat dhe jo tek“gjërat”, mund të rrisin lumturinë e tyre.

Sigurisht, lumturia buron edhe nga marrëdhëniet sociale, kënaqësia në punë apo edhe thjesht nga shijimi i jetës.

Por paratë qe kemi në bankë, na japin mundësi më të mëdha në shumë prej këtyre kategorive.Ndërkohë ajo që ndikon gjithashtu mbi lumturinë tonë, është shuma e parave që kemi në krahasim me të tjerët.

Nëse ne kemi mundësi të ruajmë të njëjtin standard jetese me ata përreth nesh, përjetojmë një nivel më të lartë të mirëqenies, dhe kësisoj ndihemi më të lumtur. Nëse nuk mundemi, kjo gjë nuk ndodh. Siç duket “privimi relativ”,është një dukuri që ndodh pavarësisht nga “varfëria absolute”.

Ne mund të jetojmë në një lagje apo vend të pasur. Por nëse nuk kemi një makinë të re ashtu si fqinji ynë, do të jemi sipas shkencës të pakënaqur. Efektet e privimit relativ shpjegojnë arsyen, pse lumturia mesatare ka mbetur në nivele mesatare me kalimin e kohës, pavarësisht rritjeve të mëdha të të ardhurave në nivel global.

Taksat mbi shpenzimet në funksion të“kërkimit të statusit”, si dhe tatimi mbi të ardhurat, mund të pakësojnë ndikimin negativ të privimit relativ në mirëqenien e njerëzve. Kjo shpjegon edhe arsyen pse vendet skandinave me taksa të larta, renditen shpesh në krye të sondazheve globale të lumturisë.

Por shumica e britanikëve mburren ende me idenë e taksave më të larta. Pra tani për tani, të kesh më shumë para se sa fqinjët tanë, dhe të fitosh të paktën 33 mijë paund në vit, është pika statistikore, ku ne mund të nisim jemi të lumtur.

Një studim në “Psychology Today”, tregoi se fëmijët e prindërve të pasur janë më të rrezikuar për të përjetuar depresion, ankth, çrregullime të ngrënies dhe abuzim me substancat narkotike.

Po ashtu studiuesit thonë se teksa bëhemi më të pasur, ne mund të bëhemi më pak etikë, më shumë arrogantë dhe më pak empatikë, pasi pasuria e rrënjos ndjenjën e lirisë, dhe sa më të pasur që jemi, aq më pak merakosemi për problemet dhe ndjenjat e njerëzve të tjerë.

Nga ana tjetër, psikologët në Universitetin e Kalifornisë, SHBA, zbuluan se njerëzit me të ardhura më të ulëta, janë lexues më të mirë të shprehjeve të fytyrës dhe më empatikë. Pra, nëse nuk po ngasim një makinë më të mirë sesa fqinjët tanë, mund të kemi një ngushëllim  me këtë fakt të thjeshtë:ndoshta jemi ende njerëz shumë më të sjellshëm se të tjerët. Bota.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Ja si të zgjidhni ngjyrat e veshjeve tuaja për tu dukur sa më bukur

DUKE ANALIZUAR TONIN E LËKURËS SUAJ Përcaktoni nuancën e lëkurës suaj me testin e venave ose këmishës së bardhë. Disa ngjyra mund t’ju duken më...

Flet e dashura e Presidentit Kennedy: E shoqëroja në takimet zyrtare, ja si justifikohej tek bashkëshortja

Kjo është historia e dashurisë e parrëfyer e një presidenti, me një student. Flasim për Diana de Vegh dhe presidentin Kenedy.  Në vitin 1958...

Luizi dhe Kiara mendojnë të nisin një fëmijë brenda shtëpisë së BBV

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito nisën një romancë në BBV. Çifti madje kanë nisur të bëjnë planet se çfarë do bëjnë kur të dalin...

Victoria Beckham thumbon të gjithë skeptikët në 23 vjetorin e martesës me David

Dyshja prej vitesh janë krah njëri-tjetrit duke formuar një familje “perfekte” së bashku me fëmijët e tyre. Ditën e sotme çifti i njohur festojnë...

Akuza për abuzim seksual dhe braktisja nga aktorët/ Woody Allen tërhiqet nga kinematografia pas një karriere të zhurmshme

Woody Allen ka njoftuar se do të tërhiqet pas përfundimit të filmit të tij të 50-të artistik. Regjisori dhe shkrimtari 86-vjeçar zbuloi lajmin të...