66 mln lekë zjarrfikëse e s’punonte! SPAK, arrestohen 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës

 “Shkundet” për një autoshkallë zjarrfikësëje Bashkia e Durrësit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar një operacion në Tiranë dhe në Durrës për të cilët janë “prerë” 9 fletë-arreste për shkelje të barazisë në tendera. Në njoftimin zyrtar të SPAK është bërë me dije se gjatë një tenderi të zhvilluar nga Bashkia e Durrësit në periudhën maj – qershor 2020, me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë (pa TVSH), ka pasur shkelje për blerjen e një automjeti për MZSH-të e Durrësit.

Zyrtarët e Bashkisë së Durrësit; Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu, Patriot Beqaraj dhe Artan Taho akuzohen për shpërdorim detyre cilësinë e  anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës. Kurse anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave”: Kastriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja akuzohen për ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim. Po ashtu Albion Bushi, E.R., Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., akuzohen se kanë  dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi për të fituar tenderin për blerjen e një zjarrfikëse, e cila tanimë është jashtë funksionit.

Të arrestuar

Adriatik Velaj-  Drejtori i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri Durrës

Muhamet Likazhi – Zyrtar i bashkisë, anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit

Artan Taho – Zyrtar i bashkisë, anëtar i grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit

Patriot Beqaraj – Ish-Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Indrit Matmuja – Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Gjergj Markola – Anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

Riza Sulaj –  Administrator i Klosi – R Company sh.p.k (përfituese në tender)

Albion Bushi – Administratori i  R&R GROUP (përfituese në tender)

Arrest shtëpie

Lulzime Rami – Ortake në R&R GROUP (përfituese në tender)

Detyrim Paraqitje

Elona Rami – Ortake në R&R GROUP (përfituese në tender)

Kompania fituese “R & R GROUP sh.p.k.” me pronare Elona Rama dhe administratore Lulzime Rami e lënë në arrest shtëpie është themeluar në 2008 në Tiranë, ofroi 66 milionë lekë për të blerë automjetin, edhe pse nuk kishte eksperiencën e nevjshme. Tenderi mban firmën e kryebashkiakes në detyrë, Emirajana Sako, e cila ende nuk është prononcuar për aksionin e zhvilluar në institucionin e drejtuar prej saj. Ndërkohë që Bashkia sot u mbush me forca policie, të cilët sekuestruan dokumenta për SPAK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Arrestohet ‘fansi i çmendur’ i Selena Gomez, kërkoi t’i futej në shtëpi

Një fans i fiksuar pas Selena Gomez, i cili tentoi të futej në shtëpinë e këngëtares, është kapur nga policia mëngjesin e së dielës. Burimet...

Kush janë zakonet që na prishin humorin

Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në psikologjinë tonë në baza ditore, si mënyra se si e nisim ditën, ecja, komunikimi dhe shumë...

Humbi betejën me kancerin, ja mesazhet kurajuese që jepte Vjosa Osmani pak kohë më parë

Vjosa Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme (23 qershor) në spitalin University College Hospital në Londër, pas një beteje disamujore me kancerin...

A mund të jetë seksi vdekjeprurës?

 “Si prokuror i krimeve seksuale në karrierë, një nga tendencat më shqetësuese që kam parë ndër vite është aktiviteti i rrezikshëm seksual. Sjellja e...

Pas ndarjes nga Pique, Shakira ka ‘disa hesape’ të pambyllura me drejtësinë

Këngëtaren kolumbiane, Shakira, e ndjekin problemet. Mediat bëjnë me dije se ajo akuzohet për evazion fiskal dhe mund të përballet me një dënim të...