Histori e denjë për film/ 9 muaj pasi makina e tij u gjet e djegur në Pukë, italiani Davide Pecorelli është gjallë

Davide Pecorelli, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se 8 muajsh, rezulton të jetë gjallë. Makina e biznesmenit italian u gjet e djegur në Pukë.

Ky fakt është bërë i ditur nga gruaja e tij, e cila mësohet se ka folur me 45-vjeçarin në telefon.

Gazeta ‘La Nazione’ shkruan se Pecorelli u gjet dje, i gjallë dhe me shëndet të mirë, në rrethana ende të paqarta, në një gomone të mbytur pranë një ishulli, në bregdetin e Livornos. Pas gjetjes ai kontaktoi me gruan e tij në telefon.

Nuk kishte asnjë lajm për sipërmarrësin që nga fillimi i janarit të këtij viti, kur ai shkoi për biznes në Shqipëri. Makina që ai mori me qira në aeroportin e Tiranës, një Skoda Fabia, u gjet në flakë natën midis 7 dhe 8 janarit rreth 30 km nga Puka. Brenda mjetit të shkrumbuar u gjetën objektet e tij personale dhe disa eshtra, ekzaminimi i të cilave nuk kishte prodhuar rezultate të rëndësishme.

Shumë aspekte mbeten për t’u sqaruar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në muajt e fundit me biznesmenin, për të cilat kishte nisur hetimet prokuroria italiane dhe ajo shqiptare. Mësohet se Pecorelli është shprehur se do të paraqitet për të bërë deklarata në Prokurorinë e Perugia, e cila po ndjek rastin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Rregullat e kafesë, oraret që duhen pirë dhe efektet

Ftesat e mbrëmjes në kafe nuk janë të pazakonta, edhe pse e dimë që nuk duhet të pimë në atë kohë. Përse? Për shkak se kafja...

Elita Rudi prezantuese e ‘Përputhen’? Moderatorja zbulon të pathënat

Në rrjet është përfolur gjatë se Elita Rudi mund të bëhet prezantuesja e "Përputhen", mirëpo në një intervistë të dhënë së fundmi për "T7",...

Shqiptarët dhe ‘oreksi’ për bukën/ Të parën në Europë për konsum dhe çmimin e lartë

Së fundmi, disa furra në vend kanë rritur çmimin e bukës me 10 lekë, duke e çuar në 80 lekë, me një shtrenjtim rreth...

Video/ Llava e vullkanit përmbyt pishinën luksoze

https://www.youtube.com/watch?v=9qDTTKumkQ0&feature=emb_logo Shpërthimet vullkanike vazhdojnë në ishullin spanjoll duke detyruar mijëra qytetarë që të evakuohen. Pamjet me dron, që kapin momentin kur llava përvëluese e vullkanit “La...

Kanye West fotografohet i shoqëruar nga modelja e OnlyFans

Kanye West mori një rol aktiv në ndërtimin e shtëpisë së tij prej 57 milionë dollarësh (55.5 milionë euro) në Malibu kur vizitoi vendin...