24 vjet nga vdekja e Lady Dianës, dyshimet për atentat dhe prapaskenat e aksidentit në Paris

Sot shënohen 24 vite nga dita kur Princeshë Diana ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Më 31 gusht 1997, disa paparacë ishin duke ndjekur me motor makinën ku udhëtonte ish-bashkëshortja e princit Charles dhe Dodi Fayed.Bodyguardi i Dianës shpëtoi me dëmtime minimale kurse Diana ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin La Pitie-Salpetriere.

Njerëz nga e gjithë bota shprehën ngushëllimet e tyre duke vendosur lule jashtë Kensington Palace, ndërsa funerali i Princeshës më 6 shtator 2017 u transmetua në gjithë botën.

Princesha e Uellsit ishte gruaja e parë e Charles, Princit të Uellsit dhe djalit  më të madh të  Mbretëreshës Elizabeth II, njëkohësisht dhe trashëgimtari i parë për fronin. Diana u divorcua nga Charles në 1996, por mediat nuk e lanë të qetë duke e ndjekur kudo.

Një hetim prej 832 faqesh u bë nga autoritetet franceze mbi aksidentin dhe faji ra mbi shoferin. U deshën tre vite që të përfundonte hetimi Paget.

Rezultati i hetimit nuk e kënaqi babanë e Dodit, Mohamed, i cili pretendoi se djali i tij ishte vrarë. Sipas Mohamed Al Fayette, aksidenti u organizua nga MI6 ne bashkëpunim me familjen mbretërore britanike. Këto pretendime nuk u vërtetuan kurrë por kundërshtime erdhën dhe nga 70% e vendit, që besonin se Diana ishte vrarë.

Pati dhe thashetheme se Diana ishte shtatzënë me fëmijën e Dodit dhe se çifti synonte të fejohej së shpejti, por analizat e gjakut i hodhën poshtë dyshimet. Asnjë akuzë nuk u ngrit për paparacët që ndiqnin makinën e Princeshës por sjellja e shtypit u vu nën kontroll dhe  në dhjetor kodi mbi mediat britanike u bë më i rreptë.

Këtë vit në nder të ditëlindjes së 60-të Princeshë Dianës, në kopshtin e “Kensington Palace Gardens” u vendos një përmendore, e cila u inagurua nga dy djemtë e saj: Ëilliam dhe Harry.

Kopshti, i cili ishte i preferuari i princeshës, është zbukuruar me 4.000 lule dhe përfshirë edhe ato “forget-me-nots”, të cilat ishin të preferuarat e Dianës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Njihuni me iPhone 13, çmimi i tij do t’ju habisë

Prezantimi i iPhone-ve të rinj ishte  edhe ngjarja e madhe e vjeshtës nga Apple, e cila u zhvillua të sonte në mbrëmje.Si zakonisht, prezantimi...

50 mijë euro për dy netë me Dafina Zeqirin?

Zëri nuk është e vetmja pikë e fortë e Dafina Zeqirit. Këngëtarja është një ndër artistet më të pëlqyera edhe për paraqitjen e saj. Zeqiri numëron...

Zana Krasniqi: Kam refuzuar të dal foto me Donald Trump

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë modelja e njohur nga Kosova Zana Krasniqi e cila është shpallur Miss Universe në...

Hapat drej suksesit, ja si të reklamoni biznesin tuaj në media

Çfarë duan gratë?! Kjo pyetje ‘ekzistenciale’, duket se nuk është më edhe aq retorike. Gratë duan të jenë të suksesshme dhe të fuqishme. Ky është misioni i...

“Dancing With The Stars” vs “Dance With Me”/ Flet Alketa Vejsiu: S’ka konkurencë…

Një luftë e ftohtë! Padyshim ky është termi i duhur për të përshkruar konkurencën midis programeve televizive ditëve të sotme. Sidomos atyre të të...