9 hapa për një make-up perfekt

Make-up është i rëndësishëm për çdo femër, por duket se jo të gjitha dinë të trukohen si profesioniste. Ndaj poshtë po ju sjellim disa këshilla sesi të shndërroheni në një ‘make-up artiste’

1. Zgjidhni fondatinën me ngjyrën më të ngjashme me lekurën tuaj.

2. Për rrathët poshtë syve përdorni një pluhur sysh, me ngjyrën e kundërt të asaj që do të përdorni në pjesën e sipërme të qepallave. Nëse sipër do të përdoret nuancë gri, vendosni një nuancë rozë të zbehtë te rrathët, pasi të keni pastruar fytyrën. Më pas aplikoni fondatinën. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe për kombinimin e ngjyrave blu e errët, me portokall të çelët.

3. Zgjidhni një korrektor me nuancë të njëjtë me lekurën. Asnjëherë mos përdorni ato që janë 1­2 nuanca më të çelta. Për të patur një pamje të njëtrajtshme miksoni korrektorin me disa pika fondatine dhe më pas aplikojeni atë.

4. Përhapni me furçë pudrën e presuar. Kjo do ta bëjë lëkurën tuaj të duket më e shkëlqyeshme në një kohë më të shpejtë.

5. Aplikoni ruzhin. Zgjidhni një furçë me përmasën e mollëzave të faqes në mënyrë që të krijoni më lehtësisht formën e dëshiruar.

6. Përpara se të lyeni buzët, bëjini ato me pudër, në mënyrë që buzëkuqi të zgjas sa më shumë. Mbushini me lapsin e buzëve, dhe më pas aplikoni buzëkuqin. Vendosni sërisht pak pudër në mënyrë që të siguroheni se nuk keni vendosur më shumë buzëkuq seç duhet. Në fund aplikoni shkëlqyesin në buzën e poshtme.

7. Përdorni një laps me 2­3 nuanca më të çelura se qërpikët, për të mbushur vetullat.

8. Së fundmi, sytë. Vendosni një pudër të bardhë në pjesën poshtë vetullave dhe në cepin e brëndshme të syrit. Kjo do ti bëjë sytë të duken më të mëdhenj dhe më të qeshur. Aplikoni pudër me ngjyrë bojëhiri në qepallën e sipërme. Merrni një penel të zi dhe vijëzoni ½ e pjesës së jashtme të syrit.

Aplikoni një maskarë rezistent ndaj ujit, në dy shtresa. Në këtë mënyrë do të qëndrojë më gjatë. Nëse do të përdorni edhe kthyesin e qërpikëve, për ti ngritur ato, është e këshillueshme ta bëni këtë përpara se të vendosni maskarën.

9. Nëse do të vendosni qërpik fallço, aplikoni më parë maskarën dhe lëreni të thahet. Më pas vendosni ngjitësen në cepat dhe në gjatësinë e qërpikëve fallco. Vendosini sipër qërpikëve dhe pasi të jenë ngjitur mirë, aplikoni shtresën e dytë të maskarës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Monika dhe Iliri vijojnë kunjat edhe pas përfundimit të Big Brother, çfarë ndodhi këtë herë

Monika Lubonja që pas daljes nga Big Brother është ndër banoret që më së shumti ka folur për marrëdhëniet jashtë dhe brenda lojës me...

Kanye West dhe Pete Davidson përballë për herë të parë pas sherrit për Kim Kardashian

Të gjithë sytë mund të jenë te Kanye West dhe Pete Davidson në ‘Emmys 2022’. Më 12 korrik, u shpallën nominimet për çmimet ‘Emmy’ dhe...

Video/ Llava e vullkanit përmbyt pishinën luksoze

https://www.youtube.com/watch?v=9qDTTKumkQ0&feature=emb_logo Shpërthimet vullkanike vazhdojnë në ishullin spanjoll duke detyruar mijëra qytetarë që të evakuohen. Pamjet me dron, që kapin momentin kur llava përvëluese e vullkanit “La...

Çfarë duhet të konsumojmë në mëngjes

Si të përgatisim mëngjesin perfekt të shijshëm: çfarë të hamë, çfarë përfitimesh ka dhe cilat ushqime të zgjedhim për mëngjesin e shijshëm nëse ndjekim...

OKB: Gjatë 2019-2020 gratë humbën 54 milionë vende pune

Në nivel global, gratë humbën 54 milionë vende pune gjatë viteve 2019-2020, sipas organizmit të Kombeve të Bashkuara ”UN Women”.Ato preken në mënyrë disproporcionale...