Rama prezanton ministrat, 12 gra marrin post në kabinetin qeveritar

Qeveria e re e mandatit të tretë qeverisës të Partisë Socialiste, 2021-2025, e shpallur të enjten ,(02.09) nga kryeministri, Edi Rama mund të cilësohet si qeveri e vazhdimësisë dhe e rikthimit të figurave politike të PS në pushtetin ekzekutiv. Në shtatë ministri janë rikonfirmuar të njëjtët ministra: Ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të vazhdojë të jetë Bledi Çuci, në Ministrinë e Mbrojtjes Niko Peleshi, në Ministrinë e Jashtme, Olta Xhacka, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në Ministrinë e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në Ministrinë e Arsimit, Elvis Kushi, në Ministrinë e Kulturës, Elva Margariti.

Ministrat kanë ndryshuar në Ministrinë e Drejtësisë, të Financave, Bujqësisë, Turizmit dhe Mjedisit. Ministër Drejtësie në qeverinë e re do të jetë deputeti socialist, Ulsi Manja, në Ministrinë e Bujqësisë, Frida Krifca, në Ministrinë e Financave, Delina Ibrahimaj, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit deputetja socialiste, Mirela Kumbaro.         

Në qeverinë e re Rama 3 janë shtuar tre ministra shteti: Elisa Spiropali rikonfirmohet si ministre shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Edona Bilali, ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bora Muzhiqi,  ministre shteti për Rininë dhe Rëmijët, Milva Ekonomi, ministre shteti për Standardet dhe Shërbimet.Zëvendës kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, që zëvendëson Erion Bracen, që para disa ditësh dha dorëheqjen. Kryetare e Parlamentit do të jetë deputetja socialiste Lindita Nikolla, ish- Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Sekrete të gjuhës së trupit që i dinë njerëzit e suksesshëm

Një specialist i gjuhës së trupit na udhëzon për të bërë ato veprime që sigurojnë një ndjenjë respekti dhe për të shmangur ato që...

Barkë të dhjamosur? Ja kush është shkaku

Ka shumë faktorë që mund të çojnë në akumulimin e yndyrës në bark - mungesa e gjumit, konsumimi i pijeve të gazuara, dieta jo...

Monika dhe Iliri vijojnë kunjat edhe pas përfundimit të Big Brother, çfarë ndodhi këtë herë

Monika Lubonja që pas daljes nga Big Brother është ndër banoret që më së shumti ka folur për marrëdhëniet jashtë dhe brenda lojës me...

Aktorja e famshme turke martohet me muzikë shqiptare

Aktorja e njohur turke dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Ebru Şahin dhe basketbollisti turko-maqedonas Cedi Osman janë martuar pak ditë më parë.Këtë...

Enca nuk i kursen thumbat për kolegët: Më mirë bëj pushime, sesa të blej klikime

Enca është një nga personazhet më të përfolur në shoëbizin shqiptar. Këngëtarja kohët e fundit e ka lënë me një anë muzikën dhe “po shijon”...