Lidhja me ish-gruan e bashkëthemeluesit të ‘Google’, Elon Musk: Ishim në një festë së bashku mbrëmë

0
263

Elon Musk ka mohuar pretendimet që u përhapën me shpejtësi se ai ka qenë në një lidhje dashurie me gruan e bashkëthemeluesit të ‘Google’, Sergey Brin, Nicole Shanahan.51-vjeçarari deklaroi se ai dhe Brin janë ende miq dhe zbuloi se ishin në një festë së bashku të shtunën në mbrëmje.  Ai tha gjithashtu se e ka parë Nicole vetëm në dy raste dhe me shumë njerëz të tjerë të pranishëm.

 “Kjo është totalisht e pavërtetë. Sergey dhe unë jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë”, shkroi Musk. “Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”.

Çfarë u tha në media?

Orët e fundit u hap me shpejtësi lajmi se bashkëthemeluesi i ‘Google’, Sergey Brin, bëri kërkesë për divorc pasi mësoi se gruaja e tij e tradhtoi me Elon Musk – ndërkohë që Brin mbështeti kompaninë e tij të makinave elektrike, Tesla, gjatë krizës financiare të vitit 2008- sipas një lajmi bombë të shpërndarë me shpejtësi së fundmi. Dy titanët e teknologjisë ishin miq prej kohësh – me Musk i cili ka thënë se për vite me radhë ai shkonte rregullisht në shtëpinë e Brin – deri në zbulimit t lidhjes së themeluesit të ‘Tesla’ me Nicole Shanahan, gruan e Brin, vitin e kaluar.

Brin dhe Shanahan ishin të ndarë, por ende jetonin së bashku në kohën e lidhjes së saj me Musk në dhjetor, tha një person i afërt i saj për ‘The Wall Street Journal’. Brin, i cili ka një pasuri prej 90 miliardë dollarësh, bëri kërkesë për divorc në janar, duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si shkak i kërkesës së saj. Deklarata erdhi disa javë pasi Brin zbuloi se Shanahan ishte lidhur me njeriun më të pasur në botë, thanë për Journal njerëz të njohur me këtë çështje. Brin urdhëroi gjithashtu këshilltarët e tij financiarë që të likuidonin investimet e tij në kompanitë e ndryshme të Musk në mes të tensionit në rritje mes miliarderëve, thanë burimet për Journal. Në vitin 2008, Brin i dha Musk 500,000 dollarë për Teslën, kur ajo po përpiqej të rriste prodhimin në mes të Recesionit të Madh. Musk, tani me pasuri që kap një vlerë prej 253 miliardë dollarësh, e shpërbleu më vonë Brin duke i dhënë atij një nga SUV-të e parë tërësisht elektrikë të Teslës.

Ndërkohë, mediat e huaja raportuan madje edhe se Elon Musk iu ul në një gju dhe i kërkoi falje bashkë-themeluesit të ‘Google’ pasi ai zbuloi aferën. Thuhet se ai i kërkoi falje shokut të tij të gjatë në një festë në fillim të këtij viti. Brin pranoi faljen e Musk, por ende nuk flet me të rregullisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here