Vetëm pak muaj pas lidhjes, Neymar tradhëton të dashurën

Sikur mos t’i mjaftonin telashet në fushën e blertë, mes formës jo të mirë fizike dhe dëshirës së PSG për ta larguar, Neymar po kalon një periudhë aspak të këndshme në jetën personale.

Numri 10 i Brazilit është në një lidhje me influencuesen Bruna Biancardi. Më 25 prill, 28-vjeçarja braziliane postoi një foto të saj dhe yllit të PSG-së për herë të parë në rrjetet sociale. Pak ditë më parë, Ney i kishte uruar asaj ditëlindjen përmes një postimi në Instagram duke zyrtarizuar kështu lidhjen e tyre: “Dita është e jotja, por dhurata është e jona. Shumë i lumtur që të kam në jetën time. Të dua”, -shkroi kampioni olimpik i Rios. Sot Neymar është në mes të një ‘afere të errët’, pasi akuzohet se e ka tradhtuar të dashurën e tij.

E përditshmja braziliane ‘Isto é gente’ plasi ‘një bombë’ para pak ditësh duke shkruar se Neymar, i cili ishte i pranishëm në një festë të organizuar nga lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr. në Cachoeira de Macacu, në periferi të Rio de Janeiro tradhtoi Brunën sheshit. Sipas informacioneve nga profili në Instagram “Gossipdodia”, ylli i PSG-së ishte lëshuar në festë dhe kishte shkëmbyer disa puthje në buzë gjatë eventit, përfshirë një me modelen Nathalia Castro. ‘Isto é Gente’ pretendoi se ka folur me disa burime dhe ka zbuluar se Neymar ka shkuar pa Bruna Biancardin në festë, pra ka qenë ‘single’ në klub.Neymar u përgjigj në mënyrën e tij.

Ai donte t’i bënte të qarta gjërat duke hedhur poshtë lajmet që ai pretendon se janë të rreme. 30-vjeçari publikoi një video në Instagram duke thënë: “Përshëndetje Fake Neës, shumë diell, shumë paqe, shumë dashuri”.

Një mesazh pak ironik, por nuk e dimë sa ia ka mbushur mendjen të dashurës së tij…Kjo e fundit prej ditësh është larguar nga rrjetet sociale. Ditën e djeshme Bruna u shfaq në Instagram pas një mungese disa ditore duke shkruar: “Kisha nevojë për pak kohë për veten. Shpresoj të më kuptoni”. Megjithatë nuk dihet ende se si po shkon raporti i saj me Neymar. E sigurt është se Bruna ndodhet në Brazil dhe nuk ka udhëtuar me të dashurin drejt Parisit ku ndodhet ai për përgatitjen e para-sezonit.

Çifti i njohur ishin së bashku në SHBA për disa javë ku kaluan pushimet e para të kësaj vere pas mbylljes së sezonit të futbollit. Atyre u janë bashkuar miqtë por edhe motra e Neymar, Rafaella. Kjo e fundit është përfolur në media se nuk ka një raport të mirë me Brunën sepse as nuk ndiqeshin në Instagram. Por, ky udhëtim i ka hedhur poshtë këto zëra. Dy kunatat kanë nisur të ndiqen dhe kalojnë kohë me njëra-tjetrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Kush është parashikuesja kubaneze që paralajmëroi për rënien e “Facebook”

Parashikuesja e njohur kubaneze, Mhoni Vidente, gruaja që miliona njerëz me interesim të madh e dëgjojnë kur i drejtohet masës, njihet për parashikimet që...

Adelina Ismailin dhe dy motrat e saj me polici në Gjykatë, çfarë ka ndodhur

Gjykata Themelore në Prishtinë do të kërkojë nga Policia e Kosovës që dëshmitaret Adelina, Zanfina dhe Ema Ismaili, të sjellen me shoqërim në seancën...

Andresa shtatëzënë, sekretin ia zbulon telefonuesja live në “E Diela Shqiptare”

Andresa Ambrosio është prej vitesh pjesë e pandashme e të  dielës. Bukuroshja braziliane është kumbarë e "Telebingo Shqiptare", duke sjellë kësisoj gëzim në familjet shqiptare. Vera...

Humbi betejën me kancerin, ja mesazhet kurajuese që jepte Vjosa Osmani pak kohë më parë

Vjosa Berisha është ndarë nga jeta ditën e sotme (23 qershor) në spitalin University College Hospital në Londër, pas një beteje disamujore me kancerin...

Zbulohen prezantuesit e Sanremo, pas Chiara Ferragnit edhe Gianni Morandi në skenën e madhe

Pas Chiara Ferragnit është zbuluar edhe një tjetër prezantues i ‘Sanremos’, i cili do të jetë përkrah Amadeus vitin e ardhshëm. Këngëtari i famshëm...