Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në një shëtitje romantike në ‘Beverly Hills’

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fotografuan në një tjetër dalje së bashku nëpër rrugët e LA.

Çifti u fotografuan teksa hynin në një dyqan makinash të Rolls-Royce në Beverly Hills. Në fotot e kapura nga paparazzi dyshja dukeshin shumë të dashuruar duke ecur dorë për dore dhe duke mbështjellë krahët rreth njëri-tjetrit ndërsa shikonin makinat.

Këngëtarja e “Waiting for Tonight” kishte veshur një nga dukjet e saj të preferuara casual, duke kombinuar një bluzë të bardhë, me xhinse të gjera dhe atlete të bardha. Ajo i mbante flokët të kapura bisht, dhe aksesorët e saj përfshinin syzet e diellit ngjyrë portokalli, vathë të mëdhenj dhe një çantë Dior.

Së fundmi Affleck ka punuar shumë për të drejtuar filmin e tij të ardhshëm ‘Nike’ , dhe këngëtarja “Jenny from the Block” është gjendur pranë tij për ta mbështetur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Kush janë dy gazetarët që ‘rrëmbyen’ çmimin Nobel për paqen

Komiteti Nobel u jep çmimin e paqes 2021 gazetarëve nga Filipinet dhe Rusia për “përpjekjet për të mbrojtur lirinë e shprehjes”. Çmimi Nobel për paqen...

Victoria Beckham thumbon të gjithë skeptikët në 23 vjetorin e martesës me David

Dyshja prej vitesh janë krah njëri-tjetrit duke formuar një familje “perfekte” së bashku me fëmijët e tyre. Ditën e sotme çifti i njohur festojnë...

Shqipëria ‘zgjohet’ nga tërmetet, 3 goditje pas mesnate

Pak orë pas mesnatës, vendi ynë është goditur nga 3 tërmete të njëpasnjëshme në veri. Tërmeti që është ndjerë më shumë, raportohet të ketë qenë...

Sot “Dita pa makina”, ja rrugët e bllokuara

Në kuadër të “Javës Europiane të Lëvizshmërisë”, Bashkia e Tiranës rikthen sot nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të...

Sandalet me pak takë, trendi i kësaj vere

Sandalet me takë të vogël janë komoditeti dhe bukuria e kësaj vere. Komoditeti nuk ka qenë kurrë më në modë se këtë sezon, pasi...