Mesazhi i ndjerë i Flor Mumajesit për mamanë e tij

Një ndër këngëtarët dhe kantautorët më të famshëm në Shqipëri dhe jashtë saj, Flori Mumajesi ditën e sotme feston ditëlindjen e tij, i cili mbush plot 39 vite.

Përmes një postimi në llogarinë e tij personale Instagram, ka kujtuar nënën e tij të ndjerë, ndërsa prek me fjalët, këngëtari zbulon përmes këtij postimi, se e ka humbur atë në ditën e lindjes së tij ndërsa thotë se “nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23”.

“Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë. Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23″, ka shkruar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Fluturimi i Kylie Jenner irriton rrjetin, zbulohet arsyeja

As asaj vetë nuk do t’ia merrte mendja që një foto “romantike” do shkaktonte një debat të madh në rrjet. Kylie Jenner së fundmi ka...

Akuza për abuzim seksual dhe braktisja nga aktorët/ Woody Allen tërhiqet nga kinematografia pas një karriere të zhurmshme

Woody Allen ka njoftuar se do të tërhiqet pas përfundimit të filmit të tij të 50-të artistik. Regjisori dhe shkrimtari 86-vjeçar zbuloi lajmin të...

Einxhel dhe Dagz prindër për herë të parë, moderatorja në javën e 16-të të shtatzënisë

Prezantuesja Einxhel Shkira është në pritje të ëmbël. Prive shkruan se burime pranë moderatores, kanë konfirmuar lajmin. Shkira dhe partneri i saj Dj Dagz...

Si ndikon vapa tek gjumi ynë

Nëse tashmë ndiheni sikur nuk po flini mjaftueshëm, duhet ta dini se deri në vitin 2099 orët tuaja të gjumit do të ulen edhe...

Ylli Shehu nderohet me çmimin prestigjoz në Britani

Të rinjtë e politikës kanë ditur sesi të shndërrohen në shembuj frymëzues edhe ndërkombëtarisht. Shembulli më i mirë për këtë që themi është pikërisht...