Profili/ Fundi i një monarkeje që qëndroi më gjatë në fron në histori, kush ishte Mbretëresha Elizabeth II

I jepet sot lamtumira e fundit mbretëreshës Elizabeth II, e cila u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Mbretëresha ndërroi jetë në kështjellën e Balmoral, vendi i saj i preferuar, ndërkohë që për disa ditë me radhë në nder të saj u mbajtën homazhe.

Po kush ishte Elizabeth II, një figurë aq shumë e dashur për britanikët dhe jo vetëm.

Mbretëresha Elizabeth II, e lindur më 21 prill 1926, është monarkja e dytë që ka qëndruar më gjatë në fron në histori, 70 vjet, e dyta pas Louis XIV të Francës, i cili u bë mbret në moshën 4-vjeçare. Mbretëresha u bë monarke në moshën 25-vjeçare, pas vdekjes së babait të saj në orët e para të 6 shkurtit 1952.

Në atë periudhë kryeministër ishte Winston Churchill, admirues i babit të saj. Në shtator 2015, ajo u bë monarkja britanike me mbretërimin më të gjatë, duke tejkaluar edhe stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Victoria. Ajo tha në atë kohë se nuk ishte një titull “të cilin e ka aspiruar ndonjëherë”. Ajo gjithashtu u bë monarkja grua më jetëgjatë në historinë botërore atë ditë. Mbretëresha ka marrë më pak detyra zyrtare kohët e fundit për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërsa anëtarët e familjes së saj – veçanërisht Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, kanë marrë një rol më të spikatur.

Mbretëresha ishte e martuar për më shumë se 73 vjet me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, i cili u nda nga jeta në prill 2021. Ata kanë katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër. Princi Charles është djali i saj i parë, më pas është Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward. Rendi i trashëgimisë përcakton se cili anëtar i familjes mbretërore bëhet monark kur ai ekzistues vdes ose largohet. I pari në radhë – trashëgimtari i fronit – është fëmija më i madh i monarkut. Rregullat e trashëgimisë mbretërore u ndryshuan në vitin 2013 për të siguruar që djemtë të mos kenë më përparësi ndaj motrave të tyre më të mëdha. Princi Charles është trashëgimtari i Mbretëreshës, i cili u ngjit në fron pas vdekjes së saj.

Djali i tij i madh, Princi William, është i dyti në radhën e fronit dhe fëmija i madh i William, Princi George, është i treti. Mbretëresha Elizabeth ka luajtur një rol të rëndësishëm konstitucional në tranzicionin e pushtetit. Para se të ndërronte jetë monarkia ftoi Liz Truss të formonte qeverinë e re. Truss është kryeministrja e 15 që emëroi mbretëresha Elisabetë. Mbretëresha Elisabetë ka udhëtuar shumë gjatë mbretërimit të saj, duke ndërmarrë shumë vizita historike jashtë vendit. E njohur për përgjegjshmërinë dhe përkushtimin e saj, ajo ka qenë një figurë e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar gjatë kohërave të ndryshimeve të mëdha shoqërore. Madhëria e saj ka qenë mjaft e angazhuar, nga vizitat në bamirësi dhe shkolla, tek pritja e krerëve të shteteve. Mbretëresha e shihte shërbimin publik dhe vullnetar si një nga elementët më të rëndësishëm të punës së saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Këto shenja do kenë një vit të vështirë

Luani Një vit plot shqetësime parashikon 2022 për ju, Luanët. Jini të përgatitur për shumë vështirësi dhe situata që do t'ju pushtojnë, por përmes të...

Sara Hoxha zbulon sherret me Ledrin dhe marrëdhënien me vjehrrën

Blogerja Sara Hoxha, e cila është gjithashtu partnerja e reperit Ledri Vula, u kthye në një personazh mjaft të përfolur në rrjetet sociale dhe...

Gent Zenelaj: Në shtëpinë tonë ligjin e bën gruaja

Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, aktori Gentian Zenelaj ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta personale. Gjatë rrëfimit për emisionin “Part Time” në...

Doni të dilni nga Shqipëria? Ja masat që duhet të keni parasysh

Le t'i hedhim një sy masave që duhet për të kaluar në vendet e fqinje, për të gjithë ata që duan ta kalojnë ndërrimin...

Një grua afgane interviston zëdhënësin e talebanëve, kritikat ‘live’

Gazetarja e njohur nga Afganistani e cila bëri histori pasi ishte e vetmja që intervistoi një përfaqësues të talebanëve është larguar nga vendi, për...