Facebook publikon kërkimin: Instagram i dëmshëm për adoleshentët

Instagram nuk është i mirë për adoleshentët: ky është rezultati i një kërkimi të brendshëm nga Facebook, që zotëron platformën, i paraqitur në Wall Street Journal.

Në veçanti, sipas hulumtimeve të brendshme, një në tre përdorues të rinj zhvillojnë çrregullime të perceptimit të trupit të tyre, ndërsa të tjerët besojnë se platforma u shkakton shqetësime dhe rritje të tendencave depresive.

Wall Street Journal i mori rezultatet e hulumtimit të kryer nga Facebook nga viti 2019 e tutje.

 “32% e adoleshenteve thanë se kur ishin ndjerë keq në lidhje me trupin e tyre, Instagram i kishte bërë të ndiheshin edhe më keq”, raportuan studiuesit.

Sidoqoftë, Facebook thuhet se ka luftuar për ta trajtuar problemin.Gjithashtu, kanë rrjedhur informacione në muajt e fundit, se kompania dëshiron të krijojë një version të Instagramit për “nën 13 vjeç”.

Në një postim zyrtar, shefja e politikës publike në Instagram, Karina Newton, shpjegoi se kompania po kërkon mënyra për të larguar përdoruesit nga lloje të caktuara të postimeve dhe përmbajtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Bebe Rexha nuk i kursen puthjet e nxehta me partnerin

Bebe Rexha prej dy vitesh tashmë është në një lidhje Keyan Safyarin. Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe producenti i njohur po e shijojnë këtë romancë...

Mëngjes i gabuar! Ja çfarë duhet të shmangi në vaktin tuaj të parë

Kur të jeni përpara pasqyrës duke vrarë mendjen si u shëndoshët kaq shpejt, kujtohuni çfarë keni ngrënë në mëngjes.Ekzistojnë 5 lloje ushqimesh të cilat...

I fejuari i Rita Orës rrëfen propozimin romatik që i ka bërë aktores së njohur

Taika Waititi pranoi se nuk mund të kujtojë çdo rol në të cilin kanë luajtur ndonjëherë kolegët e tij. Gjatë një interviste me Rolling Stone...

Dashuria në distancë, si të mbani gjallë pasionin mes çiftit

Edhe pse shumë kilometra larg nga njëri-tjetri, përsëri lidhja mund të jetë intriguese: ja disa sugjerime të vogla për të pasur takime me nivel...

Enca nuk i kursen thumbat për kolegët: Më mirë bëj pushime, sesa të blej klikime

Enca është një nga personazhet më të përfolur në shoëbizin shqiptar. Këngëtarja kohët e fundit e ka lënë me një anë muzikën dhe “po shijon”...