La TV pas lindjes së djalit, Andresa flet për mundësinë e rikthimit

0
34

Sot ajo është një nënë, megjithatë të gjithë do e kujtojmë si Andresën lozonjare të “Telebingo-s”. Që në momentin që zbuloi se ishte shtatzënë në programin i cili e futi në botën e televizionit, “E Diela Shqiptare”, Andresa ka bërë një shkëputje totale nga ekrani dhe ka vendosur që gjithë kohën e saj t’ia përkushtojë Rafaelit.

Në studion e “Rudina” në Tv Klan ajo jep një përgjigje të prerë se kur do të rikthehet. Përkushtimi ndaj të birit për Andresën është thelbësore, ndaj ajo shprehet se do të punojë deri kur Rafaeli të jetë të paktën 3 vjeç.

Rudina Magjistari: Andresa po ti si e ke tani pjesën tënde profesionale? Gjatë gjithë kësaj kohe ke qenë e shkëputur nga karriera nga angazhimet e tua profesionale, por të kemi parë ama këtë vit, në verën që sapo kaloi duke modeluar si modele në Muza Competition, aty ke qenë një nga modelet e zgjedhura.

Andresa Ambrosio: Po më ftuan dhe në momentin që më vjen kjo ftesë i pyeta nëse ishin të sigurt, “trupi im nuk është njësoj”. Por, më pëlqeu shumë kjo eksperiencë, eventi ishte shumë i bukur. Filloi dalëngadalë vetëm për qetësi, sepse për 2 apo 3 vite nuk dua të nis një punë.

Rudina Magjistari: Pra do i përkushtohesh 2-3 vitet e para, derisa të bëhet gati 3 vjeç, do i jesh e dedikuar.

Andresa Ambrosio: Pastaj në momentin që Rafaeli duhet të shkojë në shkollë është në rregull.

Rudina Magjistari: Sa të rritet pak dhe të bëhet më i pavarur dhe ti të kesh mundësi që të jesh pak më e lirë kështu që, këtë periudhë i je dedikuar totalisht.

Andresa Ambrosio: Më thonë “po ti pse nuk punon”. Unë kam punuar kam shumë vite. Për pak unë bëhem 40 vjeç, nuk e di nëse do të vijë një fëmijë tjetër. Rafaeli është unik për mua dhe dua që ta shijoj. Kur të rritet të shkojë në shkollë do të ketë shokë dhe shoqe, në moshën 18-vjeçare do të ikë në universitet, kurse tani, është momenti im.

Rudina Magjistari: Po kjo është koha kur mund ta kesh të gjithin për vete dhe është e vërtetë.

Andresa Ambrosio: Puna aty është dhe do të jetë gjithmonë, dhe nëse nuk është televizioni mund të jetë fizioterapia e gjithçka tjetër më vonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here