Sandalet me takë të vogël janë komoditeti dhe bukuria e kësaj vere. Komoditeti nuk ka qenë kurrë më në modë se këtë sezon, pasi këto sandale përveçse të bukura na japin dhe një pamje mjaft femërore .
Modelet e këtyre sandaleve janë nga më interesantet këtë sezon si nga materiali gjithashtu nga format e takave dhe nga detajet e veçanta që i bëjnë ato të përdoren në çdo moment të ditës. Dhe kjo nuk është e gjitha, në mesin e avantazheve të tyre të shumta ato dinë sesi të na ofrojnë stil dhe me veshje të thjeshta. Rripi i këtyre sandaleve vjen shumë femëror i lidhur në kyçin e këmbës ose pak më i varur për të na siguruar një pamje mjaft interesante dhe të veçantë.