Rihanna rrëfen ndjesitë që po përjeton shtatëzaninë

0
141

Së fundmi, diva e muzikës pop Rihanna ka folur rreth shtatzënisë së saj të dytë dhe për mënyrën se si kjo pritje e ëmbël ndryshon nga shtatzënia e parë e këngëtares. Gjatë një interviste në tapetin e kuq në Met Gala ylli i muzikës u shpreh se:

Është shumë ndryshe nga e para. Thjesht gjithçka, nuk kam neps, shumë të përziera, gjithçka është ndryshe. Por po e shijoj. Ndiehem mirë, ndiehem energjike.

Ndërkaq, pamja nuse e Rihanna-s në Met Gala i bëri fansat të mendojnë se mos është martuar me partnerin e saj, A$AP Rocky. Megjithatë, të tjerë spekuluan se nëse nuk janë ende të martuar, kjo mund të ndodhë së shpejti. Rikujtojmë, se dyshja e njohur konfirmuan lidhjen e tyre në vitin 2021 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në maj 2022.

Ndërkaq, Rihanna ka anuluar performancën e kësaj vere në “Glastonbury” për shkak të shtatzënisë. Ndonëse performoi në spektaklin e “Super Bowl’s Halftime”, këtë herë ajo nuk mund të rrezikonte shëndetin e foshnjës pasi data e lindjes bie ndesh me kalendarin e festivalit. Rihanna e dha lajmin e shtatzëninë së saj të dytë në mënyrën më epike të mundshme, duke zbuluar barkun e rrumbullakosur në skenën kryesore të Super Bowl.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here