Jennifer Lawrence tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Kanë

0
120

Aktorja e njohur Jennifer Lawrence ka tërhequr vëmedjen e të gjithë të pranishmëve me paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në kanë gjatë premierës së filmit ku ajo luan “Anatomy of a Fall”.

Ylli e cila së fundmi u bë nënë për herë të parë, bëri një paraqitje mahnitëse me një fustan të madh ngjyrë të kuqe të markës ‘Cristian Dior’. Mirëpo ajo çka që tërhoqi vëmendjen ishin shapkat me gisht ngjyrë të zeza në tapetin e kuq që aktorja kishte zgjedhur të vishte.

E mesa duket në vend që të vishte një palë këpucë me taka, ajo zgjodhi diçka më praktike siç janë shapkat me gisht për të zbritur shkallët e tapetit të kuq.

Gjithashtu dhe fituesja e dy çmimeve “Oscar” Cate Blanchett është solidarizuar së fundmi me gratë e Iranit duke u paraqitur zbathur në evëntin madhështor.

Gjatë festës së organizuar nga Variety dhe Golden Globes, aktorja i shfaq pa këpucë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here