Enca është një nga personazhet më të përfolur në shoëbizin shqiptar.
Këngëtarja kohët e fundit e ka lënë me një anë muzikën dhe “po shijon” jetën siç ajo e konsideron shpesh në rrjetet e saj sociale. Pas turit të saj të pushimeve nga Tanzania, Dubai dhe më pas Mykonos, së fundmi ka realizuar një “bisedë virtuale” me ndjekësit e saj.
Njëri nga fansat e pyet Encën se pse ajo nuk blen klikime, apo ka frikë se ia bllokojnë. Autorja e hitit “Boë Doën” nuk ka hezituar të japë një përgjigje, madje “ka shfrytëzuar” rastin për të thumbuar kolegët e saj.
S’po them që çdo këngë me një milion klikime në ditë është false, por po them që 90 për qind e tyre janë…Më mirë i harxhoj paratë për pushime dhe biznese të reja sesa për klikime false me kënaq egon. Numrat e tyre nuk përputhen, zemër”, shkruan Enca në përgjigjen e saj.
Ju kujtojmë që projekti i fundit i publikuar nga Haxhia ishte gati një muaj më parë. Ndërsa e pyetur për projekte të reja, Enca shprehet se shumë këngë janë gati, mirëpo ajo është e pavendosur për t’i lançuar.