Dua Lipa dhe Donatella Versace bëhen bashkë për të lançuar koleksionin e ri të veshjeve

0
121

Stilistja e njohur e modës Donatella Versace dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa janë bërë bashkë dhe do të lancojnë koleksionin e tyre më të ri për femra që do të zbulohet në Kanë.

Koleksioni quhet  “La Vacanza” dhe është pikërisht në kohë për sezonin e verës.

Bashkëpunimi do të prezantohet nëpërmjet një sfilate mode më 23 maj. Edhe pse nuk është pjesë e kalendarit zyrtar të ngjarjeve të Festivalit të Filmit në Kanë , që do të zhvillohet nga 16 deri në 27 maj, shfaqja do të zhvillohet njëkohësisht në qytetin turistik francez.

 “Gjithmonë jam frymëzuar nga një proces projektimi bashkëpunues. Puna me Duan në këtë koleksion ka qenë shumë emocionuese dhe më pëlqen dinamika mes nesh”, tha Versace, ndërsa ka shprehur fjalët më të mira për artisten: “Dua është e fortë, e patrembur dhe e lirë dhe vizioni i saj krijues është i jashtëzakonshëm. Vera është një kohë magjike. Ne do ta kapim këtë ndjenjë dhe ngjyrat e asaj periudhe të vitit me një sfilatë mode të vërtetë të veçantë dhe intime në Kanë.”

“Jam absolutisht e emocionuar që kam bashkëpunuar koleksionin e grave La Vacanza për Versace me Donatellën,” tha Lipa. “Unë dhe ajo kemi krijuar një lidhje kaq të fortë gjatë këtyre viteve dhe jam shumë mirënjohëse për mbështetjen që kam marrë nga ajo dhe i gjithë ekipi që nga fillimi i karrierës sime. Për të që të më jepte nderin e bashkëpunimit të këtij koleksioni dhe lejimit të të gjitha frymëzimeve të mia verore ka qenë një ëndërr. Jam shumë krenare për këtë koleksion dhe mezi pres ta debutoj në Kanë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here