Imazhi i ri që kërkon të krijojë Amber Heard: Modeste dhe e varfër pas gjyqit me Johnny Depp

Amber Heard mund të jetojë në një nga zonat më të pasura në SHBA, por – pak kohë nga humbja e betejës ligjore ndaj Johnny Depp – ajo duket se do tu tregojë të gjithëve se nuk është ‘edhe aq e pasur’.

Aktorja – e cila u pa javën e kaluar duke blerë në një dyqan me veshje të lira ‘TJ Maxx’ në Neë York – u pa gjithashtu duke blerë -vetë- disa artikuj nga një dyqan ushqimor në Citarella. Ylli i “Aquaman” u fotografua duke biseduar me shitësin e peshkut ndërsa zgjidhte salmon.

 “Ajo ishte shumë modeste. Pa makiazh. Të gjithë e lanë vetëm.” -ka thënë një burim për ‘Page Six’.Më parë Amber është parë duke darkuar në restorantin grek ‘Calissa’ në Neë York, me motrën e saj, Ëhitney Heard dhe dy fëmijët e Ëhitney. Ëhitney ka qenë në krah të Amber-it, duke dëshmuar në gjyq dhe duke postuar në Instagram pas vendimit, ku shkruante “Unë ende qëndroj me ty, motër.”

Heard i detyrohet Depp 8.4 milionë dollarë dëmshpërblim. Burimet i thanë më parë ‘Neë York Post’ se ajo nuk mund ta paguajë këtë shumë për shkak të tarifave të majme ligjore. Alafair Hall, zëdhënësi i Heard, tha se aktorja kishte në plan të apelonte vendimin, sipas Neë York Times. Pra, ajo do të kërkojë në një gjykatë më të lartë që të rrëzohet vendimi i një gjykate më të ulët.

Heard kërkoi 100 milionë dollarë në një kundërpadi kundër Depp, në të cilën ajo pretendonte se për të ishte shpifur nga agjenti i tij i shtypit, i cili i përshkroi akuzat e saj si “një mashtrim abuzimi” që synonte të përfitonte nga lëvizja #MeToo. Ajo ia doli vetëm në një pikë dhe u shpërblye me 2 milionë dollarë.

Ndoshta fakti që nuk mund të paguajë detyrimin ndaj Johnny-t është arsyeja pse Amber po paraqitet kaq modeste dhe në vende të lira duke bërë vetë pazare?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Incidenti i Romeos në dasëm, aktorit i grisen pantallonat teksa kërcen

Binjakët Donald dhe Romeo Veshaj ishin të ftuar në një dasëm, ku ky i fundit ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Romeo ishte i vendosur...

‘Nuk të prezantoj me mamanë time nëse ngjan si bariu i dhive nga Shqipëria’: Deni DeVito si Eliza Dushku

Këtë fjali, ia thotë Vincent (që luhet nga Danny DeVito) vëllait të tij binjak Julius (që luhet nga (Arnold Schwarzenegger) në filmin Binjakët (Twins). Mund...

Eurosong nuk do të zhvillohet në Ukrainë, organizatorët zbulojnë lëvizjet e fundit

Me shpalljen e fitores ndaj Ukrainës në Eurovizion përfaqësuesit e këtij eventi kanë treguar se edicioni i tyre vitin e ardhshëm nuk do të...

Bizhuteritë e pushimeve, si të përzgjidhni të duhurat

E mrekullueshme, shumë e ndezur dhe me një trend pop. Bizhuteritë e verës janë një kaskadë drite dhe ngjyrash. Ato në kristal, vishen mirë...

Tendencat e grimit për vjeshtën

Vjeshta duket sikur është koha perfekte për të eksperimentuar me grimin. Pas një vere shumë të nxehtë, duke përdorur sa më shumë krem mbrojtës...