Eurovision 2023: Kush ka më shumë shanse për të fituar?

0
106

13:55, 11/05/20

Eurovision Song Contest ka filluar dhe sot, 11 maj, do të mbahet nata e dytë gjysmëfinale, ku do të performojnë edhe përfaqësuesit e Shqipërisë për këtë edicion, Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Finalja e madhe do të zhvillohet më pas të shtunën (13 maj). Bazuar te sondazhet, provat, këngët në YouTube, njerëzit kanë nisur me aludimet. Cili shtet ka më shumë shanse për të fituar?

Suedia renditet e para. Këngëtarja Loreen përfaqëson sërish Suedinë, me këngën “Tattoo”. Loreen mori në shtëpi trofeun e Eurovision 2012. Kënga e saj “Euphoria” është nga këngët më të njohura të Eurovision gjatë të gjitha kohërave.

Ja Top10 me këngët që kanë më shumë mundësi për t’u shpallur fituese:

Suedia: Loreen, “Tattoo”

Finlanda: Käärijä, “Cha Cha Cha”

Ukraina: Tvorchi, “Heart Of Steel”

Spanja: Blanca Paloma, “Ea Ea”

Franca: La Zarra, “Évidemment”

Izraeli: Noa Kirel, “Unicorn”

Norvegjia: Alessandra, “Queen Of Kings”

Mbretëria e Bashkuar: Mae Muller, “I Wrote A Song”

Çekia: Vesna, “My Sister’s Croën”

Italia: Marco Mengoni, “Due Vite”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here