Sara Hoxha zbulon sherret me Ledrin dhe marrëdhënien me vjehrrën

0
113

Blogerja Sara Hoxha, e cila është gjithashtu partnerja e reperit Ledri Vula, u kthye në një personazh mjaft të përfolur në rrjetet sociale dhe mediat rozë. Megjithëse ajo është shumë aktive në rrjetetet sociale, kurioziteti për detaje nga jeta e saj dhe e Ledrit, mbetet i madh.

Së fundmi ajo ka zbuluar shumë të pathëna gjatë një intervsite për “Prive”. Ajo foli për takimin e parë më Ledrin, të cilin tha se nuk e njite si fytyrë, thjesht kishte dëgjuar këngët e tij.  “Emrin Ledri Vula e kisha dëgjuar edhe këngët, thjesht nuk kisha një figurë që mund ta lidhja me emrin dhe në momentin që e pashë thashë: “Ëm, qenka i mirë ky”. Nuk e prisja që të ishte ai Ledri”– tha Sara, e cila rrëfeu edhe tre tiparet që asaj i pëlqejnë më shumë te Ledri.

 “Një nga tiparet që e vlerësoj është shumë punëtor. Nuk është ziliqar, mundohet të marri edhe dikë me vete nuk punon vetëm për veten. Nuk e di a mund ta quaj virtyt, por thjesht fakti që ai është një baba shumë i mirë, është e treta.”– tregoi Sara.Ashtu si çdo çift edhe Sara me Ledrin sigurisht që kanë debatet e veta. Por kush janë rastet më të shpeshta që shkaktojnë zënka mes tyre? “Kjo është e lehtë. Sa herë shkojmë në udhëtim zihemi kush do e takojë i pari Poin. Deri sa në fund i japim të drejtë njëri-tjetrit.”- tregoi Sara.

Sara e ka treguar edhe më parë që nuk është xheloze për partnerin e saj, i cili numëron shumë fanse. Por pyetjes nëse është posesive ndaj tij ajo iu përgjigj: “Jam posesive për gjërat që mendoj për gjërat që duhet t’i bëjë dhe t’i ketë, për këto gjëra, për gjëra të tjera jo. Kur mendoj që i duhet të bëjë diçka apo të blejë diçka nuk e lë rehat”– tha Sara.

Ndër të tjera ajo foli edhe për takimin e parë me vjehrrin dhe vjehrëë, pra prindërit e Ledri Vulës, Xheraldina dhe Agron Vula.

 “Shumë i sikletshëm sepse ishte hera e parë që i takoja, por ata ishin shumë të dashur që në takimin e parë. Kur bëjmë sherr me Ledrin flas më shumë me Xherin. Xheri është gjithmonë në anën time”

Kujtojmë që lidhja e Sarës dhe Ledrit u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar. Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.

Në dhjetor të 2020, çifti mirëpriti në jetë një vajzë që i vendosën emrin e veçantë Poem Blu. Ata nuk kanë ngurruar ta shfaqin të bijën në rrjetet sociale madje i kanë krijuar edhe një llogari me emrin e saj në Instagram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here