Astrologia e njohur zbulon parashikimet për katër finalistët e “Bigbrother VIP”, ja cili është fituesi i çmimi të madh

0
116

Astrologia e njohur Meri Gjini ka zbuluar detaje rreth katër finalistëve të “Big Brother VIP”, Luizit, Efit, Kristit dhe Dea Mishelit.

Në bazë të datave të lindjes, astrologia foli për gjithësecilin prej tyre duke zbuluar benefiet që kanë shenjat e tyre, harëtn e finalistëve, madje parashikoi se cili do të jetë fituesi i çmimit të madh.

 “Harta e finalistëve, kemi një Luiz i cili i përket shenjës së Gaforres dhe që atë ditë ekzaktësisht ka një hyrje të jashtëzakonshme të dy planetëve më të rëndësishëm të jetës, ka Marsin në hyrje të drejtëpërdrejtë me Diellin pra Marsi në këto momente që flasim është tek Gaforrja, në datën 6 e ka në 20° siç e ka pasur në momentin e lindjes gjithashtu ka po atë ditë eklipsi është ballë për ballë Hënës së tij, ka një Hënë tek Demat që e bën shumë të ndjeshëm, shumë intuitiv me inteligjencë të madhe por shpesh dembel për gjërat që i rezistojnë kohës kështu që ka bërë një kapërcim të jashtëzakonshëm që natyra e tij të pranojë të jetë në një ambient të tillë sepse zakonisht duan të mendojnë që e kanë një dritare që të arratisen.

Kemi për Luizin nisjen e një periudhe të jashtëzakonshme përsa i përket të përditshmes dhe mënyrës se si funksionon drejtpërdrejtë dhe me ekonominë e tij sepse qëllimi për 2023 për to është që të marrë situatën në dorë ekonomike. E ka pasur në mendjen e vet por ndërkohë ndryshimi i statusit martesor është më interesantja. Ekzaktësisht në atë datë Hëna e tij dhe Urani është ndryshim i boshtit dhe i statusit emocional. Një koicedence, e kanë kokë për kokë. Mundësinë që atë ditë pavarësisht luhatjeve dhe emocionet do ti ketë në maksimum, atë ditë i ka të gjitha mundësitë që të shkëlqejë maksimalisht”, tha Meri Gjini.

Pra i ka të gjitha mundësitë që ai të jetë fitues?

“Po, i ka. Vendosja e Diellit me Marsin është nga pozicionet më të rëndësishme sepse është jeta dhe janë në një hyrje shumë pozitive me planetin e fatit pavarësisht se nuk është shquar për shumë fat deri nga mosha 33 vjeç. Nuk është shquar që fati e ka ndihmuar por ka ardhur momenti që të bëjë një kapërcim totalisht ndryshe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here