Aktorja e famshme turke martohet me muzikë shqiptare

Aktorja e njohur turke dhe shumë e dashur për publikun shqiptar Ebru Şahin dhe basketbollisti turko-maqedonas Cedi Osman janë martuar pak ditë më parë.Këtë lajm e bënë të ditur mediat turke, të cilat kanë publikuar dhe foto të shpërndara në rrjetet sociale nga ceremonia e cila u zhvillua në Maqedoninë e Veriut ku ka lindur Cedi Osman.

Ajo që fansave shqiptarë padyshim iu tërheq vëmendjen është një moment i publikuar në mediat turke të aktores turke duke kërcyer nën ritmin e këngës tradicionale shqiptare “Sa bukur na ka dalë nusja”. Duket se bukuroshja e ka shijuar mjaft muzikën shqiptare.Ceremonia e dasmës u mbajt në një varkë në liqen, ndërsa çifti së bashku me të ftuarit u argëtuan teksa ceremonia shoqërohej me muzikë maqedonase.Mediat turke shkruajnë se Şahin dhe Osman do të bëjnë dasmë gjithashtu në Çeşme më 7 Korrik.Çifti janë në një lidhje dashurie prej 3 vitesh, ndërsa muajin e kaluar ata u fejuan me një ceremoni të thjeshtë ku të pranishëm ishin familjet e tyre.Cedi Osman i propozoi aktores turke Shtatorin e vitit të kaluar në Cappadocia të Turqisë dhe mori përgjigjen ‘po’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Discover

Sponsor

spot_imgspot_img

Latest

Deputetja befason me veshjen e guximshme

Kur vjen puna te stili i të veshurit ajo befason gjithmonë. Deputetja e Kosovës njëkohësisht edhe aktorja, Adriana Matoshi ka tërhequr vëmendje sërish, këtë...

Këngëtarja shpërthen në lot në mes të skenës

Loredana Zefi nuk e ka mbajtur veten në daljen e saj të fundit. Reperja ka shpërthyer në të qara gjatë koncertit për arsye që...

Blero zbulon për herë të parë shkakun e ndarjes nga Afrona

Ndonjëherë nuk duhen fjalë për të konfirmuar diçka! Kjo shpjegon më së miri rastin e Afrona Dikës dhe Blero Muharremit të cilët ndonëse kanë zgjedhur...

Kush janë zakonet që na prishin humorin

Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në psikologjinë tonë në baza ditore, si mënyra se si e nisim ditën, ecja, komunikimi dhe shumë...

Profili/ Fundi i një monarkeje që qëndroi më gjatë në fron në histori, kush ishte Mbretëresha Elizabeth II

I jepet sot lamtumira e fundit mbretëreshës Elizabeth II, e cila u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Mbretëresha ndërroi jetë...