Victoria Beckham thumbon të gjithë skeptikët në 23 vjetorin e martesës me David

0
186

Dyshja prej vitesh janë krah njëri-tjetrit duke formuar një familje “perfekte” së bashku me fëmijët e tyre. Ditën e sotme çifti i njohur festojnë 23 vjetorin e tyre të martesës. Në këtë ditë të veçantë, stilistja e njohur nuk ka hezituar të bëjë një dedikim në rrjetin e saj social, Instagram. Më shumë se një dedikim i ëmbël, duket si një “përgjigje’ për të gjithë që nuk besuan tek dashuria e tyre.

“Thanë që nuk ishte gazmor, thanë se unë nuk do qeshja kurrë, thanë se nuk do të zgjaste. Sot ne festojmë 23 vite martesë. David ti je gjithçka e imja, të dua shumë,”-shkruan Victoria krahas një fotoje duke qeshur me David Beckham.Ju kujtojmë që më herët në një intervistë, legjenda e futbollit ka zbuluar një sekret rreth bashkëshortes së tij. Ish-ylli i Realit, tregoi se stilistja e njohur prej 25 vitesh tashmë konsumon të njëjtën pjatë. Ai shtoi se Victoria nuk bën përjashtime as për festa, ditëlindje, evente apo darka në restorante.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here