Tayna ka një dhuratë për Butrin Imerin dhe ndërpret koncertin

0
168

Ata që shpesh i shohim në videoklipe, po aq shpesh i ndeshim edhe nëpër koncerte së bashku. I tillë është edhe rasti i Butrint Imerit dhe Taynas. Dy bashkëpunëtorët e ngushtë, kanë ndarë bashkë edhe një pjesë të axhendës verore. Por duket se kjo ka bërë që të jenë edhe dy miq të mirë. Madje aq të mirë, sa të kujdesen edhe për detajet e njëri-tjetrit.

Tayna ka ndaluar për një moment koncerti për t’i dhuruar një palë syze Butrintit.  Ajo thekson se ia ka blerë një palë syze pasi që ia kishte thyer në një prej festivaleve në Zvicër. “Veç pak se kam një surprizë për Butrintin. Pasi ia kam thyer syzet në një festival në Zvicër ia kam blerë një palë tjetër”, thotë ajo. Dhurata duket se e ka surprizuar shumë këngëtarin kosovar, që e ka falënderuar mikeshën e tij jo vetëm live por edhe në rrjetet sociale.  “Tayna faleminderit, e kujdesshme je”, ka shkruar Imeri. Ndërkaq ky moment ka bërë edhe xhiron e rrjeteve sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here