Profili/ Fundi i një monarkeje që qëndroi më gjatë në fron në histori, kush ishte Mbretëresha Elizabeth II

0
179

I jepet sot lamtumira e fundit mbretëreshës Elizabeth II, e cila u nda nga jeta më 8 shtator në moshën 96-vjeçare. Mbretëresha ndërroi jetë në kështjellën e Balmoral, vendi i saj i preferuar, ndërkohë që për disa ditë me radhë në nder të saj u mbajtën homazhe.

Po kush ishte Elizabeth II, një figurë aq shumë e dashur për britanikët dhe jo vetëm.

Mbretëresha Elizabeth II, e lindur më 21 prill 1926, është monarkja e dytë që ka qëndruar më gjatë në fron në histori, 70 vjet, e dyta pas Louis XIV të Francës, i cili u bë mbret në moshën 4-vjeçare. Mbretëresha u bë monarke në moshën 25-vjeçare, pas vdekjes së babait të saj në orët e para të 6 shkurtit 1952.

Në atë periudhë kryeministër ishte Winston Churchill, admirues i babit të saj. Në shtator 2015, ajo u bë monarkja britanike me mbretërimin më të gjatë, duke tejkaluar edhe stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Victoria. Ajo tha në atë kohë se nuk ishte një titull “të cilin e ka aspiruar ndonjëherë”. Ajo gjithashtu u bë monarkja grua më jetëgjatë në historinë botërore atë ditë. Mbretëresha ka marrë më pak detyra zyrtare kohët e fundit për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërsa anëtarët e familjes së saj – veçanërisht Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, kanë marrë një rol më të spikatur.

Mbretëresha ishte e martuar për më shumë se 73 vjet me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, i cili u nda nga jeta në prill 2021. Ata kanë katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër. Princi Charles është djali i saj i parë, më pas është Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward. Rendi i trashëgimisë përcakton se cili anëtar i familjes mbretërore bëhet monark kur ai ekzistues vdes ose largohet. I pari në radhë – trashëgimtari i fronit – është fëmija më i madh i monarkut. Rregullat e trashëgimisë mbretërore u ndryshuan në vitin 2013 për të siguruar që djemtë të mos kenë më përparësi ndaj motrave të tyre më të mëdha. Princi Charles është trashëgimtari i Mbretëreshës, i cili u ngjit në fron pas vdekjes së saj.

Djali i tij i madh, Princi William, është i dyti në radhën e fronit dhe fëmija i madh i William, Princi George, është i treti. Mbretëresha Elizabeth ka luajtur një rol të rëndësishëm konstitucional në tranzicionin e pushtetit. Para se të ndërronte jetë monarkia ftoi Liz Truss të formonte qeverinë e re. Truss është kryeministrja e 15 që emëroi mbretëresha Elisabetë. Mbretëresha Elisabetë ka udhëtuar shumë gjatë mbretërimit të saj, duke ndërmarrë shumë vizita historike jashtë vendit. E njohur për përgjegjshmërinë dhe përkushtimin e saj, ajo ka qenë një figurë e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar gjatë kohërave të ndryshimeve të mëdha shoqërore. Madhëria e saj ka qenë mjaft e angazhuar, nga vizitat në bamirësi dhe shkolla, tek pritja e krerëve të shteteve. Mbretëresha e shihte shërbimin publik dhe vullnetar si një nga elementët më të rëndësishëm të punës së saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here