Këngëtari Ardian Bujupi ka reaguar për herë të parë pasi prej kohësh tashmë emri i tij po përflitet si banor i ardhshëm i formatit “Big Brother Vip”.
Artisti ka publikuar në Instastory një foto të lajmit që qarkulloi gjatë ditës së djeshme, duke e pasuar me një tjetër story ku shkruan: “Fake (fallco)”
Dyshimet se këngëtari do të bëhej pjesë e Big Brother Vip Kosova, nisën me një foto që ai publikoi disa kohë më parë. Postimin ai e shoqëroi me fjalët “Big Brother” duke lënë vend për dyshime se mund të jetë pjesë e formatit.
Kujtojmë se edhe artisti i njohur Genc Salihu ka reaguar pas lajmeve se do të bëhet pjesë e formatit “Big Brother Vip Kosova.” Ai ka hedhur poshtë spekulimet duke thënë se do të jetë vetëm pjesë e stafit të Klan Kosova, ku do të transmetohet reality shoë.
“Punoj në Klan, jam pjesë e stafit por nuk do të jem brenda shtëpisë së Big Brother”, ka thënë Salihu.
Ndërkohë është zbuluar se programi i është besuar moderatorit të njohur Alaudin Hamiti i cili është zgjedhur prezantuesi i këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Lajmi u konfirmua nga vetë ai nëpërmjet në postimi në Instagram.