Ndjekësit në rrjetet sociale kanë krahasuar së fundmi partneren e Gerard Pique , Clara Chia , dhe bashkëshortes së Mbretit Charles, Camilla Parker-Bowles.
Në këtë analogji të veçantë, Mbreti Charles III do të ishte Gerard Pique dhe Princesha Diana do të ishte këngëtarja kolumbiane e popit Shakira.
Charles dikur ishte i martuar me Princeshën Diana, por dyshohet se ai e tradhtoi atë me Camilla. Diana e konfirmoi këtë para se të vdiste në një aksident automobilistik në vitin 1997, ndërsa tha: “Kishte tre persona në martesën time.”
Kjo është e ngjashme me situatën që ndodhi mes Shakirës dhe Piques , të cilët u ndanë kur këngëtarja zbuloi se ish- mbrojtësi i Barcelonës dhe Spanjës e kishte tradhtuar.
Thuhet se ish-futbollisti kishte qenë në një lidhje të fshehtë me Clara Chia-n shumë kohë përpara se të ndodhte ndarja, pra historitë janë të ngjashme.