Partneri i Rita Orës pozon duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar

0
132

Rita Ora, dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, shkëlqyen me paraqitjen e tyre në tapetin e kuq të ‘Met Gala 2023’.

Ylli me origjinë shqiptare dukej mahnitëse dhe goxha sensuale e veshur me një fustan të zi me disa pjesë transparente ku nxirrte në pah shumë pjesë intime të saj.

Por goxha elegant dukej dhe partneri i saj, i cili kishte veshur një setër të madhe të gjatë deri te këmbët, në ngjyrë të hirtë të materialit saten, të cilën e kishte kombinuar me një palë pantallona të bardha dhe një varëse  të gjatë me perla të bardha.

Çifti kanë ndarë së fundmi disa nga fotot që kanë shkrepur gjatë mbrëmjes së eventit madhështor të modës. Mirëpo duket se origjina e partneres së tij i ka hyrë në zemër Taikës pasi në mesin e shumë fotografive u pa se në njëriën prej tyre, regjisori i filmit “Thor”, ka bërë simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here