Monika Lubonja që pas daljes nga Big Brother është ndër banoret që më së shumti ka folur për marrëdhëniet jashtë dhe brenda lojës me ish-banorët e tjerë apo edhe për jetën e saj personale.
E ndërkohë që aktorja vazhdon jetën e saj dhe është goxha aktivë në rrjetet sociale së fundmi, ku nuk ngurojnë dhe bisedat virtuale që bën me ndjekësit e saj, ajo ka postuar së fundmi një video në ‘Tik Tok’ ku në sfond ka vendosur këngën e Dafina Zeqirit dhe Tayna-s- ‘Bye Bye’. Teksa dëgjojmë: Bye Bye nëse më ke inat bye bye unë nuk kam faj”.
Duket se Monika dashur pa dashur me këtë frazë ka thumbuar dikë, ku me shumë mundësi mund t’i drejtohet balerinit Ilir Shaqirit më të cilin brenda shtëpisë nisën një raport shumë të ngushtë shoqëror që më pas u prish dhe dyshja nuk kanë ndalur së ironizuari njëri-tjetrin nëpër intervista pas daljes nga “BBVIP”
Madje sot ai ka bërë një ripostim në Instastory ku shihen dy futbollistët e Real Madridit Rodrigo dhe Benzema gjatë festimit pasionant pas fitores me Chelsea. Mirëpo, fotoja është përshtatur dhe kthyer në një meme, ku fytyra e Benzema është zëvendësuar nga Iliri kurse në bluzën e Rodrigo shkruhet “Kuçedrat”.
“Poo”- ka shkruar balerini krah postimit duke rënë dakord me autorin që ka bërë këtë foto. Nuk dihet se kë po ironizon Iliri dhe kush janë kuçedrat. Por, të paktën publikisht askush nuk ka bërë ndonjë deklaratë të fortë për të javët e fundit.