Kejvina Kthella ka shkaktuar humor me veprimin e saj brenda shtëpisë “Big Brother VIP” kur ka tentuar t’i hyjë në shtrat gjatë natës Kristit.
Për të bërë shaka, modelja futet në shtratin e Kristit teksa ai fle por në ato momente ai trembet dhe zgjohet. “Më fal se paskam ngatërruar shtrat, nuk është shtrati im”– i thotë Kejvina.
Pasi largohet nga krevati, modelja i drejtohet banorëve të tjerë në dhomë dhe thotë me zë të ulët: “S’ja vlen ky moj të thashë”.
Duket se plani i saj ishte për të trembur Kristin por nuk i shkoi ashtu siç duhej.