Edhe pse shoqëria ka evoluar e tema të tilla si seksi apo orgazma nuk janë më tabutë e së shkuarës, publiku femëror duket i papërgatitur përballë tyre dhe jo vetëm.
Për shembull vazhdojnë të qarkullojnë akoma mite urbane nga më të ndryshmet, si për shembull disa femra nuk janë të afta për të provuar orgazmën gjatë gjithë jetës së tyre ose të qenit mbipeshë pengon arrijen e kënaqësisë maksimale etj.
Ajo që do ju servirim sot janë 10 të vërteta që nuk i keni ditur më parë rreth kulmit të kënaqësisë seksuale.
1.Orgazma pakëson dhimbjet e ciklit menstrual: Sipas një studimi të universitetit amerikan John Hopkins, arritja e orgazmës qoftë gjatë aktit seksual, qoftë gjatë autoerotizmit (masturbimit) pakëson ndjeshëm dhimbjet menstruale.
2.Forcon muskujt e legenit të poshtëm (pelvikut): Ushtrimet e Kegelit, të cilat përbëhen nga shtrëngimi dhe lëshimi i muskujve të poshtëm të legenit lehtësojnë arritjen e orgazmës dhe e bëjnë më të fortë ndjeshmërinë e vaginës gjatë seksit.
3.Orgazma ndihmon të luftoni migrenën: Rreth 60% e femrave që vuajnë nga migrena, pohuan për International Headache Society se ndjenin një çlirim të dhimbjes pasi kalonin në orgazmë.
4.Forcon sistemin imunitar: Femrat që arrijnë shpesh orgazmën kanë nivele më të larta të imunoglobinës së kuqe në pështymë, një lloj antitrupi që e bën sistemin imunitar më të fortë.
5.Ndihmon zemrën: Orgazma është një lloj palestre për zemrën pasi zgjeron enët e gjakut dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular.
6.Rrit nivelin e përqëndrimit: Gjatë orgazmës truri ndalon së menduari dhe fokusohet totalisht në ndjesitë e asaj që po provon.Ky është njëlloj ushtrimi për trurin tuaj, i cili arrin të çlirohet nga stresi dhe të rrisë nivelin e përqëndrimit.
7.Jeni më të lumtura: Gjatë orgazmës lëshohen enodorfinë dhe oksitocinë, dy hormone që ju çtensionojnë dhe ju bën të ndiheni më të lumtura.
8.Lëkurë dhe flokë më të shëndetshme.
9.Rrite nivelin e vetëbesimit.
10.Ky informacion lidhet me gjininë mashkullore. Meshkujt që arrijnë shpesh orgazmën rrezikojnë të preken më pak nga kanceri i prostatës