Martohet Dan Bilzerian?

0
159

Fenomeni i rrjeteve sociale, Dan Bilzerian, ka lënë të tronditur ndjekësit me postimin e fundit.

Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet përkrah partneres dhe lë të kuptohet se i kanë dhënë fund beqarisë.

Aktori shfaqet me një kostum të zi elegant duke ecur përgjatë një piste në rivierën franceze, që është e dekoruar me lule të bardha.

Nga ana tjetër, partnerja e tij e supozuar ka përzgjedhur një fustan ngjyrë ulliri dhe mban në duar lule po ashtu të bardha.

 “Më në fund e bëra”, tha ai.

Ndjekësit kanë qenë të befasuar të cilët gjithashtu nuk besuan që Dan është martuar, marrë parasysh stilin e jetesës së tij.

E disa të tjerë e uruan për hapin e radhës që e ka ndërmarrë në jetë, megjithëse pritet të shihet se si do të jetë e vërteta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here